E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e jashtem te BE-se mbeshtesin progresin e Shqiperise

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian mbështesin progresin e arritur nga Shqipëria, por mbeten për t’u plotësuar tre kushtet që kanë të bëjnë me Gjykatën e lartë, statusin e nëpunësit civil dhe reformën parlamentare. Ministrja e Jashtme e Qipros është shprehur para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel se Shqipëria ka bërë hapa përpara. Të njëjtën gjë ka thënë dhe ministri i jashtëm bullgar i cili pret një lajm të mirë për Shqipërinë. Nga ana e tij ministri i jashtëm i Luksemburgut thotë se ka ndjekur me vëmendje reformën elektorale, dhe dialogu politik ka bërë hapa para, por për negociatat duhet një maturi politike më e madhe. Austria ka përsëritur se është për hapjen e negociatave. Sipas të gjitha deklaratave dhënia e statusit është shumë pranë, kushtet mbesin por nuk e kushtëzojnë atë. Shqipëria mbetet në kuadër të njëjtë me Serbinë dhe Maqedoninë për sa i përket nisjes së negociatave. Por një nga kushtet që vazhdon të përsëritet mbetet zgjedhjet e muajit qershor, edhe pse nuk përbëjnë një pengesë reale. Por as tre kushtet e sipërpërmendura nuk e kushtëzojnë dhënien e statusit kandidat. Përfundimisht nuk ka një datë të saktë, për vendimin, data më e shpejtë mbetet samiti i muajit marsi. Në takimin e sotëm, tre do të jenë temat kryesore në lidhje me Shqipërinë e para ka të bëjë me progresin e arritur nga vendi ynë, tre kushtet për marrjen e statusit dhe hapja e negociatave në bazë të plotësimit të 12 rekomandimeve. Nga ana tjetër Brukseli përcon një mesazh ndryshe nga ai i kryetarit të partisë socialiste Edi Rama, duke thënë se zgjedhjet e qershorit janë një sfidë e rëndësishme por nuk janë një kusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›