E Diel, 1 Nëntor 2026

2.3 miliardë dollarë gjobë për reklama të padrejta

Kjo gjobë, sipas Departamentit amerikan të Shëndetësisë është më e madhja ndaj mashtrimeve të kujdesit shëndetësor.

Firma “Pfizer” ishte përpjekur në mënyrë të padrejtë për të bindur mjekët që t’i jepnin si ilaç kundër dhimbjeve barna si “Bextra”, i miratuar për t’u përdorur vetëm kundër artritit.

Zyrtarët thonë se paratë nga gjoba do të përdoren për programe të ndryshme qeveritare në fushën e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›