E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, lirohet nga burgu Xhejms Trafikant

Mediat amerikane raportojnë se ish-ligjvënësi demokrat doli nga burgu i Minesotës i veshur mjaft thjeshtë, dhe vetëm menjë pako nën sqetull. Trafikant hipi menjëherë në taksinë që e priste jashtë duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Xhejms Trafikant nuk ka deklaruar asgjë rreth planeve të tij nëse ka ndërmend të rikthehet në jetën publike apo jo. Ai është prej dy ligjvënësve të vetëm që nga mesi i shekullit të XIX-të që përjashtohet nga Kongresi Amerikan për shkelje të etikës.  

Trafikant në gjyqin e vitit e vitit 2002 nuk pranoi avokat duke u vetëmbrojtur. Ai u dënua për marrje ryshfetesh nga afaristë të ndryshëm dhe për pagesa të paligjshme nga personeli i tij gjatë kohës si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›