E Diel, 1 Nëntor 2026

23 qershori, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall sot rezultatin

kqzTiranë- Sot pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit.

Siç njoftoi zyra e shtypit, në mbledhjen e së martës do të miratohen edhe modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës, të cilat do të përdoren nga KZAZ-ja dhe KQV-të për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe për kryetarin e Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 1 shtator 2013.

Kolegji Zgjedhor tre ditë më parë bëri shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt të cilin e pranoi edhe ky i fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›