Populizmi nuk i kryen dot reformat që lipsen
Asnjëherë në histori populizmi nuk ka sjellë ndryshimet që ka premtuar. Përkundrazi, në dy shekujt e shkuar, nëpërmjet
populizmit në mos kanë ardhur në pushtet regjime diktatoriale - jakobine, komuniste e nazi-fashiste, - kjo dukuri është bërë burim i lëvizjeve anarkike, të cilat e kanë çuar shoqërinë në zgrip, në prag të luftërave civile, duke e kthyer rrotën e historisë mbrapsht, si ndodhi p.sh. me revolucionin kulturor kinez. Me postulatin justifikues “Në emër të popullit”, diktatura e populizmit mbijetoi gjatë, duke i privuar qytetarët nga e vërteta, duke përjashtuar, nëmur, pushkatuar e internuar “me ligj” mendjehapurit, jo pak kundërshtarë, “armiq të popullit”, të cilët më pas rezultuan se kishin pas qenë luftëtarë për liri e demokraci dhe armiq të sundimtarëve populistë... Dihet, qëllimi primar i populizmit është të lartësojë e të glorifikojë Njëshin, për ta vendosur atë mbi një masë amorfe, duartrokitëse e ripërtypëse, që quhet popull, por që në të vërtetë vlerësohet si turmë e plastelintë.
Fatkeqësisht populizmi, si një zgjatje atavike e agjitpropit të regjimit të përmbysur, shoqëroi edhe tranzicionin pas-totalitar në të gjithë ish-Lindjen. Ndoshta nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi edhe popullit, i cili ishte mëkuar gjatë me populizëm, nuk mund t’i ofrohej e rrjedhimisht as nuk do t’i shijonte tjetër “ushqim” në kapërcyell të ndërrimit të sistemit. Prandaj kudo fituan, sunduan dhe mbijetuan rishtarët populistë, të cilët kësaj here nuk ishin të veshur me kostum ushtarak, po me fjalor “demokratik”, si Jelcini në Rusi apo Milosheviçi në Serbi... Krerët e ish-Lindjes, pa përjashtim, pasi erdhën në pushtet, e sofistikuan edhe më tepër populizmin, duke u bërë autoritarë e autokratë “demokratikë”, duke u vetëshpallur pas ca kohe “historikë”, sigurisht me ndihmën e paçmuar të militantëve të verbër, si dhe të mjeteve të informimit publik, të cilat, ose i blenë, ose i klientelizuan, ose i nënshtruan, me po atë zell e pangopësi sa pararendësit. Por populizmi tek ne nuk ngjason me populizmin perëndimor të fillimshekullit të kaluar, pasi ai është përditësuar në dumbabizëm, - kuptim ky i mirëfilltë shqiptar.
Historia e tranzicionit është histori e populizmit. Kur të mos ketë mundësi të mbijetojë e të funksionojë populizmi, si politikëbërje, atëherë mund të themi që ka sosur tranzicioni. Kur krerët të sillen si administratorë të përkorë, dhe jo si prijës mesianikë, të pagabueshëm e të pazëvendësueshëm, duke krijuar përshtypjen se prej tyre varet gjithçka, atëherë mund të besohet se ka ardhur përnjëmend demokracia. Pasqyra më e saktë e dumbabizmit (populizmit shqiptar, mendësia e të cilit shkon deri te kufijtë e besimit: “po vdiq mbreti, u bë kiameti!”) ishte vdekja e Hoxhës dhe, së fundi, vodevili i dorëheqjes së Berishës.
Por shkëputja nga populizmi dhe nga adhurimi pa kushte i udhëheqësit qenka i vështirë. Ne shqiptarët jemi ende larg kësaj dite fatlume. Popujt që i patën thënë sikterr populizmit, sot janë anëtarë të BE-së. Mund të përshtaten e miratohen ligje sipas standardeve demokratike të BE-së, mund të jetë edhe Kushtetuta në ato nivele, por populizmi nuk u shkulka dot nga rrënjët! Rëndom ai i jep tonin politikës, vertikalisht e horizontalisht, në të gjithë hierarkinë shtetërore, po aq sa edhe klimës shoqërore, duke na kundërvënë kotekot me njëri-tjetrin, si dhe duke i detyruar jo pak qytetarë të vazhdojnë ta shohin realitetin symbyllur e të dëgjojnë të vërtetat si të shurdhër... PD-ja e sotme e ilustron për bukuri këtë. Përditë. Njëlloj si kur ishte në pushtet e besonte se udhëheqësi i saj ishte monument i gjallë, një “Skënderbe”... Fletërrufetë e Berishës në “Facebook”, deklaratat e zëdhënëseve dhe zëmarrësve të tij dëshmojnë se kjo parti e ka të ngulitur thellë populizmin e nuk di të bëjë ndryshe politikë, përveçse me dumbabizëm.
Ne jemi viktima të një populizmi me kosto të lartë, jo vetëm financiare, po edhe morale. Të një populizmi që shkaktoi vonesa dhe zhgënjime të njëpasnjëshme; drama e tragjedi; djerrakohë dhe moskomunikim permanent mes pozitës dhe opozitës, pse jo edhe mes njëri-tjetrit. Kërkojmë të integrohemi në Evropë kur jemi më të përçarë e më të disintegruar se ç’kemi qenë...Sigurisht edhe falë trysnisë së populizmit, i cili, për të justifikuar veten nuk ngurron të vrasë qytetarë, pa i hyrë gjemb në këmbë asnjë udhëheqësi me imunitet, të betonizuar me populizëm... Të një populizmi që, edhe kur një kryetar partie e humbet pushtetin, sillet sikur të jetë i përjetshëm, i pazëvendësueshëm, i pakrahasueshëm.
Rasti më tipik dhe më i freskët është Berisha, i cili, përditë po provon jo vetëm që nuk bëhet dot i zakonshëm dhe nuk ikën “në drejtim të paditur”, pasi ky, me sa duket, qenkësh mallkim-ndëshkimi që u dhuron, si shpërblim, populizmi idhujtarëve të vet në fund të karrierës: “E lëshoj hajdutin, po nuk më lëshon ai!” Edhe pse ka rënë nga pushteti, mungesën e sundimit, të diktatit, të vetëkarfosjes para popullit nëpër mitingje dhe mbledhje të qeverisë, pas 23 qershorit Berisha e ka zëvendësuar, për hir të instinktit të vet të pashuar populist, me “Facebook”! Me shpresë e me gjasë se mund të rikthehet, se mund të bëhet edhe njëherë “nuse”, duke sulmuar, mallkuar e përbaltur... Nuk e kupton dot sa i padurueshëm bëhet edhe për fanatikët e tij! Është populizmi që nuk e lejon të mendojë, të shohë e të gjykojë realitetin ndryshe.
Ndërsa për sytë e ndërkombëtarëve, populizmi, sidomos ai ballkanik, ngjan herë qesharak e herë dramatik... Por krerët tanë, duke mbajtur gjallë populizmin (dumbabizmin), nuk e vrasin mendjen, as ndërgjegjen, se kësisoj po ngulitet edhe më tepër paragjykimi që ekziston për popujt e nënshtruar e “pa kulturë demokratike”, të cilët pranokan të zgjedhin e të durojnë edhe karikatura të tilla... Këtë faturë e kemi paguar shtrenjtë në këto 23 vjet pluralizëm, kur për hir të kultivimit dhe amplifikimit të një populizmi demode, të sforcuar dhe arrogant, ne kemi humbur kohë dhe shanse (nuk hymë në BE), teksa u vdirën shpresa dhe iluzione, madje duke krijuar përshtypjen e rreme se, krahasuar me fqinjët ballkanikë, ne kemi pas qenë dhe vazhdojmë të mbetemi një popull aq i shtypur, sa nuk jetojmë dot pa përçorë të kopesë, pa diktatorë anadollakë, d.m.th. pa një “dorë të fortë” që të na tërheqë për hunde.
***
Nga shumëkush shpresohet e kërkohet që 23 qershori të jetë fillimi i shembjes i këtij lloj populizmi (dumbabizmi) anakronik... Prandaj populli, me zgjuarsi dhe, pse jo, edhe me neveri, krijoi një mazhorancë kaq të fuqishme, për t’i dhënë mundësi e lehtësi shumicës së re të shkulë nga rrënjët këtë lloj populizmi të pështirë e asfiksues. Nuk është e rastit, as thjesht një lakmues i thjeshtë, dufi e zemërimi i Berishës me “Facebook”-un e tij mësymës e denigrues kundër një “qeverie të korruptuar”, së cilës i duhet edhe një muaj të nisë qeverisjen... Por shpirti i tij populist, i kthyer në shqisë, nuk e lejon të sillet ndryshe, të mendojë normalisht e të pranojë me dinjitet humbjen, daljen paqësisht nga skena. Berisha kujton e ndoshta beson sinqerisht se populli ka për t’u penduar shumë shpejt që e ka larguar dhe nxjerrë aq vendosmërisht nga loja.
Ngaqë nuk di të përdorë të tjera “armë bërthamore”, të ofensivës masive, përveç atyre të populizmit, teksa vazhdon të besojë se populizmi (mitingjet, fjalimet para turmave, puthjet e dorës, lotët, duartrokitjet, këngët folklorike, etj., etj.) ishin lavdia e tij, ai vazhdon të mësyjë kundërshtarët po njëlloj, kësaj here me “Facebook”, sepse ende nuk e ka kuptuar që më 23 qershor “varrmihësi” i tij u bë pikërisht dumbabizmi. Ende nuk e ka mësuar që populizmi u ha kokën fëmijëve të vet, si Kont Ugolini i “Ferrit” të Dantes. Shqiptarët, ndonëse me vonesë, u ndërgjegjësuan më në fund se populizmi i diktaturës dhe populizmi i “demokracisë” nuk kishin ndonjë dallim esencial, përveç kalimit nga drama në komedi... Prandaj çdo shfaqje e populizmit nga qeveritarët e rinj, nga Rama e nga Meta, edhe në qofshin stisur e stolisur me kostum të ri, apo me një fasadë më moderne, ka për të qenë vetëvrasje politike, më e shpejtë dhe, natyrisht, edhe më me kosto, se ajo që i ndodhi Berishës më 23 qershor. Ka ardhur koha të shuhet tranzicioni, i cili kurrsesi nuk mund të mbyllet si proces pa qenë të vetëdijshëm se duhet t’i jepet fund, njëherë e përgjithmonë, edhe populizmit nga krerët e mazhorancës së nesërme.
Për këtë arsye, m’u duk si një reminishencë populiste deklarimi dhe thirrja e kandidatit për ministër të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar qytetarëve... Lexoni më poshtë dhe gjykoni nëse kërkesa e tij është refleks i mendësisë populiste: “Dua që përgjegjësinë time ta ndaj me çdonjërin prej jush për aq sa është e mundur! Me cilindo, që qoftë dhe një herë të vetme ka menduar çfarë nuk shkon sot në Policinë e Shtetit e si duhet ndrequr. Duke filluar nga komunikimi, etika dhe sjellja, uniforma, siguria në komunitetin/qytetin/fshatin që banoni, vendin e punës apo çfarëdolloj çështje që keni hasur ose ndjeni se duhet trajtuar... Ndaj nisni që sot... të më shkruani çdo sugjerim, çdo mendim, çdo eksperiencë tuajën personale, prej së cilës mund të mësojmë diçka më shumë nga ç’dimë sot, çdo iniciativë që në vlerësimin tuaj Policia e Shtetit duhet ta ketë në axhendën prioritare. Pra, gjithçka që e vlerësoni të nevojshme për ta implementuar bashkë nga shtatori e tutje! Për këtë arsye, ndihma juaj është më shumë se e vyer... Do t’i mbaj shënim për t’i kthyer në axhendë pune menjëherë, duke komunikuar bashkë në vazhdimësi...”
Marrja e postit të ministrit të Brendshëm në një këtë kohë si kjo, kur krimi ka pushtuar rrugët, është mision tejet i vështirë, mision që nuk mund të kryhet me sukses dhe me efektivitet duke “e ndarë përgjegjësinë” me qytetarët anonimë, qoftë edhe duke vjelë idetë e tyre të vyera “për përmirësimin e punës së policisë”. Përgjegjësia nuk ndahet me anonimët. Votuesit e deleguan “përgjegjësinë”, duke i dhënë votëbesim qeverisë së nesërme me 83 vende në Kuvend, prandaj lipset më shumë guxim, burrëri dhe vendosmëri!... Sepse mandati që ka marrë kjo qeveri nuk ka nevojë për të tilla kinse përkëdhelje populiste, të panevojshme, të cilat tingëllojnë sipas frazës “Më ka çue nana me la gojën!”... Kështu, thirrja e mësipërme në të vërtetë i ngjan asaj të Berishës, i cili, ditën e parë që shkeli në Kryeministri shpalli solemnisht numrin e telefonit që qytetarët të denonconin korrupsionin dhe padrejtësinë që do t’u bënte administrata e tij... E pamë për tetë vjet rresht se si funksionoi ai “numër telefoni” i prishur!
Pas 23 qershorit shqiptarët e provuan me votë se jo vetëm që nuk i besojnë, por kanë alergji nga dumbabizmi. Ndaj nuk do të pranojnë të zëvendësohet populizmi i vjetër me neopopulizëm! Ne kemi nevojë për reforma dhe për ndryshime të thella, të cilat do të sjellin normalitet dhe besim te institucionet dhe të zgjedhurit, të cilët do të duhet t’i dalin zot përgjegjësisë së marrë... Përndryshe, pa u shkulur nga rrënjët populizmi dhe demagogjia që buron prej tij, ky mision historik do të jetë sa i vështirë, aq edhe i pamundur! Pse jo, edhe një krim-ndëshkim tjetër që do t’i bëhet pas shpine, me hile e demagogji, popullit!