Krijimtaria e postkubistit te fundit Ibrahim Kodra
Postkubisti i fundit Ibrahim Kodra ende nuk njihet aq sa duhet as në Shqipëri dhe as në Itali kështu deklaron studiuesja e artit Suzana Varvarica në 95 vjetorin e lindjes së artistit të famshëm.
Ylli Drishti tek sa vlerëson krijmtarinë e tij mendon se ka ardhur koha që të ngrihet muzeu I shume premtuar, pasi ishte edhe një ndër amanetet e artistit.
Të dy studiuesit ndajnë të njëjtin mendim, për botimin e një monografie dinjitoze për piktorin e shquar.
Kritikët e quajnë piktor shqiptaro – italian, Kodra la shenj në historinë e artit pamor shqiptare dhe italian.
Krijimet e tij artistike u prezantuan për publikun shqiptar, në Galerinë Kombëtare e Arteve, një vit më pare. Ndërsa në fondin e kësaj Galeri ka vetëm 4 vepra qëi i përklasin fillimeve të krijmtarisë 1938
Fondacioni “Ibrahim Kodra” ne Milano disponon vetëm pak prej qindra tablove të kompozuara nga Kodra, ndërkohë që shumë prej tyre janë shitur kur ai ka qenë ende gjallë.
Kodra ka lënë pas mbi 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi.