23 qershori Rama ende pa nje vendim per te konkuruar
Pyetjes nëse do të jetë ose jo pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, kryesocialisti Edi Rama, u përgjigj me një frazë e cila linte hapësira për interpretim
Në një bashkëbisedim me gazetarët, një ditë pas përfundimit të konventës ku u paraqit programi politik, Rama foli edhe përse prezantimi i programit u bë nga të rinjtë e partisë duke u mënjanuar personalitete të kësaj force politike, çka shkaktuan edhe kritika.
Rama konfirmoi vlerësimin për angazhimin e Fatos Nanos në historinë e PS-së. Për Nanon tha se ishte thjesht vlerësim e jo ftesë për bashkëpunim. Sa i takon Ilir Metës, i qëndroi ftesës për bashkëpunim politik.
Debati i pak ditëve më parë me deputetin Asllan Dogjanin, Rama e vlerësoi se të gjitha vendimet janë marrë me konsultime të gjera.
Kryesocialisti i tha gazetarëve se është i gatshëm për një debat televiziv me kryeministrin Berisha. Madje e konsideron si të vonuar.
Para se të mbyllë bashkëbisedimin, Rama dha edhe një konsideratë për ABC News.