E Diel, 1 Nëntor 2026

Qumeshti me permbajtje kancerogjene produktet ne tregje

Tregtarët shqiptarë nuk kanë hequr asnjë kuti qumështi nga raftet e dyqaneve. Lajmi në Kosovë se në produktet shqiptare si: Primalat, Fast, Zot dhe Dukat ka elementë kancerogjon nuk i ka trembur tregtarët vendas. Çështja nuk është bërë ende serioze. Të paktën deri në pritje të përgjigjeve zyrtare të analizave. 
Shitësit e disa dyqaneve të vogla në kryeqytet i thonë “ABC News”, se  këto produkte janë më pak të kërkuara nga konsumatorët shqiptarë. Gjë që konfirmohet edhe nga qytetarët.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit që kanë rezultuar pozitiv në Alfatoksin. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë i thanë "ABC News" se ditën e hënë priten analizat për qumështin “Dukat”, si dhe për disa produkteve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›