E Diel, 1 Nëntor 2026

23-vjeçarja kineze vdes teksa përgjigjej në iPhone kur ai ishte në karikim

kinezja-iphoneNjë 23-vjeçare vdiq në shtëpinë e saj në Kinë teksa ju përgjigj një telefonate në iPhone e saj kur ai ishte në karikim.

Ma Ailun u dërgua menjëherë në spital por mjekët e kishin të pamundur ta kthenin në jetë atë. Ajo kishte planifikuar të martohej më 8 gusht.

Një mjek i cili u kujdes për vajzën i tha Wall Street Journal se në qafën e saj kishte shenja të dukshme të lëndimit elektrik.

Vëllai i saj, Yuelun, tha se familja e beson se ajo vdiq nga një goditje e madhe elektrike gjatë një telefonate dhe se familja e ka dorëzuar telefonin dhe aksesorët e saj autoriteteve kineze.

Motra e Ma këmbënguli që iPhone është blerë nga një dyqan Apple zyrtar në fund të vitit të kaluar dhe që po ashtu ngarkuesi është prodhuar nga Apple.

Gjithashtu ajo postoi një mesazh në një rrjet social kinez ekuivalent me Tëitter, Ëeibo, duke thënë: “Unë dua të paralajmëroj të gjithë të tjerët të mos bëjnë telefonata kur telefoni juaj celular është në rimbushje”.

Apple ka nisur një hetim urgjent dhe të plotë në celularin e sigurisë pas incidentit, duke shtuar: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ngjarjen tragjike dhe ofrojmë ngushëllimet tona familjes. Ne do të hetojmë plotësisht dhe të bashkëpunojmë me autoritetet në këtë çështje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›