23 vjecarja shqiptare ne Grande Fratello

Një vajzë shqiptare hyri në spektaklin “Grande Fratello”, versioni italian i Big Brother.
Ajo quhet Erinela Bitri e lindur në Berat në vitin 1986 dhe që jeton prej 20 vitesh në Bolonja me familjen e saj.
Shumë e kujdesshme për pamjen e jashtme, e gjallë dhe aktive, por edhe e apasionuar pas letërsisë dhe muzikës.
Në prezantim ajo u tregua mjaft e vendosur dhe me karakter. Tha se nuk e duronte hipokrizinë dhe se do dëshironte të fitonte jo vetëm për të përfituar nga ana ekonomike, por se fitorja do ta pasuronte në përgjithësi.
Pas mbarimit të shkollës profesionale për turizëm ajo punon si shitëse në qytetin e Bolonjës.