Në Gjilan ndizet “Flaka e Janarit 2011”

Për tri javë rresht, nga 11 deri më 31 janar, në Gjilan do të mbahen aktivitete të shumta kulturore e letrare me pjesëmarrje nga areali gjithëkombëtar, në shenjë nderimi e kujtimi të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, njofton KosovaLive.
Zyrtarë komunal thanë të martën se simbolikisht, “Flaka e Janarit 2011” hapet të martën më 11 janar, me pritej e organizuar për familjet e dëshmorëve, nga kryetari i Komunës si dhe bëhen nderime të varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve, për të ndezur po këtë ditë edhe flakadanin e manifestimit, i cili do të përflaket gjatë gjithë kësaj kohe, para Teatrit Profesionist të Gjilanit, ku zhvillohet pjesa më e madhe e programit.
Në kuadër të këtij manifestimi që ka pushtuar hapësirat shqiptare, më 17 janar mbahet Akademia e Flakës, ku jepet një kronologji e manifestimit “Flaka për Flakën” si dhe pjesa tjetër përmbushet me koncertin e muzikës serioze, për të vazhduar pastaj me një ekspozitë kolektive të arteve pamore si dhe me shpalljen e fituesve të konkursit në skulpturë, pikturë dhe fotografi.
Nga 20 deri më 26 janar zhvillohet “Talia e Flakës”, njëra nga shtyllat qendrore të manifestimit, që në të vërtetë është Festival i Dramës Shqipe, ku do të prezantohen trupa teatrore nga Gjilani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Fieri, Durrësi dhe të tjera. Publiku gjilanas dhe më gjerë, për shtatë ditë me radhë do ketë mundësinë që të shoh shtatë drama konkurruese si dhe një tjetër, e cila do të shfaqet jashtë konkurrimit.
Më 27 janar, zhvillohet “Pena e Flakës”, ku bëhet shpallja e rezultateve të konkursit letrar anonim në poezi dhe tregim të shkurtër si dhe mbahet Ora e madhe letrare. Sipas zyrtarëve të kulturës, manifestimi vazhdon më 28 janar, me pjesën “Folk Flaka”, ku do të jepet koncerti i muzikës folklorike si dhe me programet e tyre do të paraqiten Ansamblet e këngëve dhe valleve të qytetit të Gjilanit, për të vazhduar me “Fest Flaka”, më 30 janar, që në të vërtetë është një mbrëmje e muzikës popullore, me artistë të shquar shqiptarë, përkatësisht e grupit të valltarëve të qytetit, nën koreografinë e mjeshtrit të madh, Rexhep Çeliku.
Manifestimi më i madh kulturor në Gjilan dhe Anamoravë dhen jë nga më të mëdhenjtë në Republikën e Kosovës, “Flaka 2011” përmbyllet më 31 janar, me mbrëmjen solemne, ku do të shpërblehen ata që kanë dhënë kontribut shumë vjeçar në organizimin dhe mbarëvajtjen e manifestimit. Sikur viteve tjera, edhe sivjet pritet që “Flaka e Janarit” të bashkojë në Gjilan shumë artistë e artdashës, duke e kthyer këtë qytet në një qendër të rëndësishme kulturore mbarëshqiptare. /Start/
2011-01-11 17:20
[