Craig ne filmin e trete si 007

Daniel Craig do të interpretojë filmin e tretë të tij si James Bond.
Filmi do të xhirohet këtë vit dhe do të shfaqet në kinema në 2012.
Këtë gjë e bënë të ditur producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli.
Filmi i fundit i agjentit të famshëm 007 ka qenë në vitin 2008 (Quantum of Solace).
Edhe pse ka pasur një pushim paksa të zgjatur për shkak të problemeve financiara të studios së prodhimit të filmave MGM, Daniel Craig është treguar i duruar dhe nuk ka hequr dorë nga interpretimi sërish i James Bond.