E Diel, 1 Nëntor 2026

24 herë… Tirana kampioneEshtë meritë e shumë brezave nga themelimi i kësaj skuadre e deri më tani që ka ditur të intensifikojë në mënyrën më autoritare të mundshme shkallën e ambicieve të saj për trofetë e kampiones së Shqipërisë.

Protagoniste që në start (më 1930) e fitimit të trofeve të futbollit shqiptar. Me dominimin e saj absolut në vitet e paraçlirimit ( 7 kampionatet e para), Tirana do të rigjente veten nga mesi i viteve 1960-të, atëhere kur do të kishte një cikël të paimagjinueshëm progresi në lojra e në rezultate. E mbi të gjitha duke evidentuar "shkollën tipike" tiranase, që arriti të konsolidonte në dekadat e mëpasme me një lloj "pushteti" më të plotë në fitimin e trofeve. Rekordet e titujve të saj ( i djeshmi nr.24) Tirana i ka thelluar vit pas viti. Eshtë meritë e shumë brezave nga themelimi i kësaj skuadre e deri më tani që ka ditur të intensifikojë në mënyrën më autoritare të mundshme shkallën e ambicieve të saj për trofetë e kampiones së Shqipërisë. Kanë përse të kenë nostalgji tashmë shumë emra që kanë "pjesën" e tyre të mundit, djersës e sakrificave të mëdha në historinë e titujve të fituar nga kjo skuadër...

TË GJITHA FORMACIONET

Të gjithë ndjehen krenarë në ambientin bardheblu për titullin nr.24. Rruga e suksesve ka startuar që nga titulli i parë më 1930 për të mbrritur deri këtu...

1). - Më 1930: Gurashi, Shehri, Gjinali, Kashari, Kajano, Sabati, Miha, N.Gurashi, B.Jolldashi, Ndroqi, Dashi, Stërmasi, Karapici, Kusi, begolli, Kosova, Hajnali, Maci

2). - Më 1931: Gurashi, Samini, Shehri, Coku, Kajano, B.Jolldashi, Gjinali, Agolli, Sabati, Karapici, Dashi, Kusi, Kosova, M.Gurashi, Begeja, Hajnali, Miha, Stërmasi.

3). - Më 1932: Shehri, Tirana, B.Jolldashi, Agolli, Kajano, R.Jolldashi, Kusi, Karapici, Maluci, Begeja, Stërmasi, Hajnali, Dashi, Korca, Jegeni, Sabati

4). - Më 1934: Gurashi, Coku, Janku, Maluci, Jakova, Keci, Karapici, Stërmasi, Lushta, Petrela, Begeja, Korca, Stamati, Gurashi

5). - Më 1936: Gurashi, Zebishti, Hobdari, Janku, Coku, Hima, Kusi, Karapici, Jakova, Stamati, Alla, Mirdita, Lushta, Petrela, Hajnali, M.Gurashi, Gjinali.

6). - Më 1937: Gurashi, Zebishti, Skuka, Janku, Llambi, Karapici, Plluska, Jakova, Balla, Mirdita, Lushta, Gurashi, Hajnali, Kashariqi, Petrela, Lisi, Alla.

7). - Më 1964-’65: Elini, Bathorja, Gjoka, Xhacka, Bukoviku, Mema, Hyjka, Ishka, Konomi, Verrija, Mema, Saraci, Halili, Kasmi, Bylyku, Bytyciu, Frashri.

8). - Më 1965-’66: Elini, Tafaj, Frashri, Halili, Kasmi, Mema, Bylyku, Xhacka, Bukoviku, Bytyci, Hyka, Ishka, Gjoka, Kazanxhi.

9). - Më 1968: Habibi, Tafaj, Frashri, Dhales, O.Mema, A.Mema, Bytyci, Xhacka, Bukoviku, Kazanxhi, Hyka, Ishka, Ikonomi, Cela, Nurishmi

10). - Më 1970-’71: Tafaj, Konomi, Frashri, Dhales, Kasmi, A.Mema, Cela, Xhacka, Hyka, Bytyci, Kazanxhi, Ishka, Bukoviku, Shala, O.Mema, Nurishmi.

11). - Më 1981-’82: Dinella, Sharra, baci, Bimo, Vladi, Armadhi, Naci, Hyseni, S.Mema, Omuri, Zengla, Muca, Minga, Kola, Vila, Gëzdari, Josa, Liti, Metani, Demneri.

12). - Më 1984-’85: Mersini, Sharra, Rroga, Baci, Hodja, Bimo, Lekbello, Omuri, Liti, Mema, Josa, Minga, Muca, Kola, Ramadani, Bylyku, Stoja, Alimehmeti, Mece, Sallaku

13). - Më 1987-’88: Mersini, Sharra, Kepi, Sako, Lekbello, Alimehmeti, Josa, Stoja, Omuri, Minga, Muca, Kola, Daja, Riza, Fortuzi, Ramazani, Ruco, Liti, Hodja, Bardhi, Papadhopulli, Ismaili

14). - Më 1988-89: Mersini, Sharra, Lekbello, Hodja, Alimehmeti, Josa, Bardhi, Stoja, Ramadani, Kepi, Minga, Kola, Riza, Liti, Daja, Ruco, Ismaili, Sako, Lekbello, Hyka, Luzi, Mema, Omuri.

15). - Më 1994-95: Kokuri, Kasmi, Nallbani, Dede, Minga, Gallo, Baholli, Kukli, Hyka, A.Mema, Kola, Fejzolli, Stoja, Miloti, Fortuzi, Malko, Tole, Dhales, Prenga, Sula, Zela, Merkoci, Hysa, Rama, Mulleti.

16). - Më 1995-96: Nallbani, Kasmi, Mergjyshi, Minga, A.Mergjyshi, Mulleti, Kola, Sula, A. Mema, Baholli, Gallo, Malko, Dede, Ruhi, Dhales, Melli, Kukli, Hyka, Prenga, Milori, Riza, Stërmasi, merkoci, Bushi, Alimehmeti, Bulku, Coclli, Caslli, Driza, Ismaili, Fortuzi.

17). - Më 1996-97: Nallbani, Kasmi, Kapllani, Alimehmeti, Dede, Coclli, Ruhi, Gallo, Ismaili, Hushi, Sina, Domi, Shaba, Isufi, Kukli, Merkoci, Mema, Bulku, Baholli, Stërmasi, Miloti, Riza, zalla, Ohri, Fortuzi, Kola, Bushi, Drita, Tafaj, Karaj, Stavre.

18). - Më 1998-’99: Nallbani, Hidi, Ferhati, Alimehmeti, Ruhi, Sina, Tafaj, Zëre, Osmani, Karaj, Coclli, S.Bulku, Duro, Iliazi, Ohri, E.Bulku, Stërmasi, Liti, Xhafa, Merkocio, Malko, Muka, Dabulla, Prenga, Ishka, Mema, Zeqo, Ismaili, Gallo, Dede.

19). - Më 1999-‘00: Nallbani, Ferhati, Kasmi, Sina, Alimehmeti, Dede, Dabulla, Mema, Tafaj, Bulku, Memishi, E.Bulku, Prenga, Rizvanolli, Riza, Vito, Hidi, Driza, Ymeri.

20). - Më 2002-’03: Egbo, Hidi, Sina, Dabulla, dede, Venhof, Mema, Tafaj, E.Bulku, S.Bulku, Merkoci, Fortuzi, Veraj, Halili, Agolli, Hadari, Jupi, Lici, Xhafa, Patushi, vata, Muka, Prenga, Faqolli, Vladi.

21). - Më 2003-’04: Hidi, Sina, Dabulla. Tafaj, Dede, Pinari, Muka, Hajdari, Fortuzi, Halili, Agolli, Lici, S.Bulku, Patushi, Prenga, Vladi, E.Byulku, Merkoci, Nebiu, Muca, Shkreli, Xhafa, E.Devolli, Kalari, Tafaj, Manastirliu

22). - Më 2004-’05: Hidi, Merkoci, E.Bulku, Behari, Dabulla, Agolli, Tafaj, Patushi, Muka, F.Xhafa, Fortuzi, Halili, Sina, Muca, S.Bulku, Hajdari, Tafaj, Vladi, Rraklli, P.Sene, Beqiri, Duro, Cuipi, Nallbani, Bakalli, Pema, Fagu.

23). Më 2006-’07: Nallbani, Pisha, Dede, Abraham, E.Bulku, Allmuca, Patushi, Fish, Muka, K.Duro, Penja, Sinani, Pema, Salihi, Markoci, Hajdari, Hidi, Bakalli, Sefa, Celiku, Muhameti, Kalari, Fjolla, Capja, Abazaj, Turdiu, Arapi, A.Duro, Tafaj, Cela, Metani, Hysa, Sharra.

24). - Më 2008-’09: Nallbani, Dabulla, Kcira, Tusha, A.Lila, Osmani, Devolli, Agolli, Abraham, S.Lilaj, Deliallisi, D.Xhafa, Memelli, Hajdari, Kuronovski, Sefa, G.Tafaj, Arapi, Muka, Sorra, Metani, Pashaj, E.Tafaj, Ferra, Kuka, Pezo, Muzaka, Patushi, Rrudho, Moronovski

TRAJNERET KAMPIONË, "USTALLARËT" E 24TITUJVE BARDHEBLU

Koleksionimi i kaq shuimë trofeve nga superklubi shqiptar Tirana, ka padiskutim meritën e "ustallarëve" që kanë drejtuar nga bankina. Në titujt e parë që i përkasin viteve të para clrimit kanë meritë Adem Karapici dhe Selman Stërmasi, ndërsa më 1932 Italiani Vitali e një vit më pas hungarezi Samo Signer. Pas kësaj periudhë bashkë me rikthimin te trofetë do të kishte edhe te bardheblutë rrokada të përhershme të plot një "skuadre" me trainerë ku do të spikasin vecanërisht tre prej tyre për numrin më të madh të titujve kampionë të fituar. Pikërisht Myslym Alla, Enver Shehu dhe Shëklqim Muca (secili nga tre herë). Alternimi i frymës së kohëve në drejtim ka sjellë ruajtjen e origjinalitetit në pasqyrimin e progresit sportiv dekadë pas dekade nga të gjitha "ustallarët" që kanë "gatuar" sukseset e njëpasnjëshme të bardhebluve që jo më kot janë rekordmenë në Shqipëri për fitimin e titujve. Kështu që dhe "timonierë" të tjerë të stolit bardheblu si Shyqyri Rreli dhe Sulejman Mema ( secili dy tituj kampion) apo Skënder Jareci, Fatmir Frashri, Mirel Josa, Sulejman Starova e deri te më i riu Alban Tafaj (secili nga një titull kampionë), i japin dimensionin e kërkuar meritave dhe arritjeve të mëdha të shënuara nga drejtuesit teknikë duke kultivuar ata për së mbari pasionin e futbollistëve që kanë mbajtur veshur fanellën e rëndë të Tiranës, vecanërisht atyre brezave që kanë patur fatin të shpallen kampioonë, madje shumë syresh edhe në mënyrë të përsiritur.

E Diele, 24 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›