E Shtunë, 31 Tetor 2026

24 të vdekur si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Indi

Si pasojë e përplasjes mes një treni të udhëtarëve dhe të një treni të mallrave dhe si pasojë e zjarrit që shpërtheu më pas, së paku 24 udhëtarë kanë vdekur, ndërsa mbi 40 të tjerë janë lënduar në jug të Indisë.

Rreth 70 udhëtarë janë shpëtuar nga vagoni i trenit të udhëtarëve, ndërsa nga 40 të lënduarit, të cilët janë dërguar në spital, 10 prej tyre janë në gjendje kritike, ka deklaruar shefi i policisë lokale, Charu Sinha.

Disa nga viktimat janë gra dhe fëmijë, por shumica janë punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për në qytetin Bangalore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›