E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti: Aviacioni amerikan, me pajisje të falsifikuara

Një numër i madh pajisjesh kineze të falsifikuara po përdoren në pajisjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur një komitet i Senatit amerikan.
 

Një hetim njëvjeçar ka zbuluar 1.800 raste të objekteve të falsifikuara në pajisjet e aviacionit amerikan, ka deklaruar Komiteti i Senatit për Shërbimet e Armatosura.
Raporti i komisionit thotë se mbi 70 për qind e 1 milionë pjesëve të marra nga Kina janë zbuluar dhe i janë kthyer mbrapsht vendit aziatik.
 

Për këtë raporti fajëson zinxhirin e dobët të furnizimit të Shteteve të Bashkuara dhe dështimin e autoriteteve kineze për të frenuar tregun e pajisjeve të falsifikuara.
 

Dështimi i një pjese kyçe mund të sjellë rreziqe për sigurinë kombëtare dhe të çojë në rritjen e shpenzimeve të Pentagonit, vlerësohet më tej në raportin e komitetit.
 

“Ushtria amerikane bazohet në një shumëllojshmëri përbërësish të vegjël dhe të sofistikuar elektronikë, që përdoren në sistemet e vëzhgimit në errësirë, radio dhe pajisje GPS. Dështimi i tyre mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve”, thotë më tej raporti.
Në të vihet në dukje se pjesë të falsifikuara janë përdorur në helikopterët “SH-60B”, që përdoren nga marina, në aeroplanët transportues “C-130J” dhe “C-27J”, si dhe në aeroplanin “P-8A” të marinës që njihet ndryshe si Poseidoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›