243 milionë sterlina për Kaka? Milani pranon?
Skuadra e Milanit ka njoftuar se ata janë duke shqyrtuar ofertën të cilën e ka bërë Manchester City për superyllin brazilian Kaka. Nga 243 milionë sterlina, 108 milionë sterlina do të shkojnë në arkën e Milanit! Ditëve të fundit ka spekulime të shumta në lidhje me ofertën që kanë bërë 'pasanikët' nga Mançesteri për të fituar shërbimet e yllit të Milanit. "Sky Italia" njofton se delegatët e Cityt i kanë shtuar edhe shtatë milionë euro ofertës primare, dhe tashëm ata ofrojnë 107 milionë euro për ta transferuar ish-Topin e Artë. "Ne jemi duke shqyrtuar ofertën për Kaka. Manchester City ka dhënë një propozim dhe ne jemi duke e shqyrtuar. Kjo nuk do të thotë se e kemi pranuar atë, por pas shqyrtimit do të vendosim për përgjigjen", ka thënë drejtori i "Milan Channel", Mauro Suma. Ndërkohë mësohet se babai i Kaka ka udhëtuar për në Mançester, ndërsa një burim i besueshëm i ka thënë "Associated Press" se Milani është pajtuar, ndërsa mbeten të zgjidhen detajet ndërmjet lojtarit dhe Cityt.Sipas lajmeve të fundit të mediave angleze, Manchester City, e ka ngritur ofertën për Kaka në 243 milionë sterlina(271 milionë euro).The Sun ka shkruar se agjentët e brazilianit i kanë dhënë leje Cityt t'i drejtohet Milanit, gjashtë javë më herët, kur kishin parë se çfarë shume mund të ofrohet.Oferta e re Cityt është ndarë kështu:- 108 milionë sterlina për Milanin (oferta e mëparshme ishte 107 milionë euro)- 108 milionë euro pagesat e Kakas, përfshirë edhe taksat. Kaka do të marrë të ardhura neto prej 13.28 milionë në vit, që i bie 255 mijë sterlina në javë. 27 milionë për komisionarët, ndërmjetësuesit dhe harxhimet tjera