"Ora e Debatit": Platformat e kandidatëve për kryetarin e PD-së për Tiranën

Emisioni "Ora e Debatit" në një format dhe përmbajtje ndryshe nga herët e tjera ka vënë përballë analistëve katër kandidatët demokratë për kryetarin e PD-së për Tiranën. Përballë analistëve,Ermal Hasimja e Andi Bushati kandidatët demokratë kanë folur për zhvillimet e PD-së në tre vjet, për arsyet se pse ata do ishin përfaqësuesit e duhur të kësaj partie në Tiranë si dhe cila do ishte strategjia e PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Besnik Mustafaj, Lajla Përnaska, Gjergj Bojaxhi dhe Edi Paloka kanë shpalosur platformat e tyre dhe kanë shpjeguar ofertën e tyre politike që i veçon nga kandidatët e tjerë. "Ora e Debatit", drejtuar nga gazetari Alfred Peza ka sjellë gjithë prapaskenat politike të PD-së duke hedhur dritë mbi faktin nëse PD-ja është gati për një fillim të ri.Besnik Mustafaj deklaroi se kandidon për kryetarin e PD-së për Tiranën pasi ka ndërtuar një karrierë që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë dhe asnjëherë nuk është provuar përtej kësaj hapësire ndaj duhet ta provonte këtë sfidë. "Mendoj se kam profilin e duhur për të drejtuar PD-në, u shpreh ai. Mustafaj theksoi se ai ka një platformë për të drejtuar PD-në e Tiranës dhe si pikën më të rëndësishme të kësaj platforme ai veçoi sigurimin e ekuilibrit mes brezave në këtë parti. "Një pjesë e anëtarëve të PD-së janë të zemëruar sepse nuk ndihen pjesë e PD-së, ndihen të shpërfillur", tha Mustafaj.Gjergj Bojaxhi aktualishit drejtori i KESH-it deklaroi se kandidon për kryetarin e PD-së për Tiranën pasi ka kritere politike që të jetë pjesë e kandidatëve. Ai shtoi se nëse do fitonte këtë garë do vlerësonte kontributin e padiskuteshëm të Berishës në fitoren e tij. Bojaxhi u shpreh se do donte që në listën e PD-së si kandidat për Tiranën të kishte persona që plotësojnë kriteret. "Nuk po garoj për të qenë më vonë pjesë e kandidatëve për deputetë në PD, por gjykoj se me energjitë që kam mund ta vitalizoj degën e PD-së. Mendoj se parlamenti është më shumë për pensionistët. Ofroj profesionalizëm dhe itegritet, unë do punoj në PD dhe nuk do vjedh", theksoi Bojaxhi. "Karriera ime politika ka më shumë se një dekadë që ka nisur dhe mendoj se kam dhënë një kontrubut për PD-në. Brenda angazhimit që kam pasur në PD dhe në sajë të karrierrës kam gadishmërinë për të qenë kryetare e PD-së për Tiranë", u shpreh Lajla Përnaska. Sipas saj ka nevojë për një rifreskim të të gjithë PD-së së Tiranës. Përnaska deklaroi se PD-ja është partia e parë që ka sjellë një garë reale dhe me standarde dhe gara ka kohë që ka fillluar. Deputetja e PD-së theksoi se ishin anëtarët e PD-së që e shtynë dhe e mbështetën për të garuar, pasi u bënë shumë vjet që ajo është pranë kësaj partie duke dhënë kontributin e saj. Edi Paloka deklaroi se jeta e tij është e lidhur me PD-në dhe është një nga njohësit e mirë jo vetëm të PD-së në përgjithësi, por edhe të Tiranës në veçanti, duke njohur të gjithë anëtarësinë e kryeqytetit. "Mendoj se mund të garoj dhe ta çoj PD-në e Tiranës drejt fitores", u shpreh ai. Dy nga pikat e platformës së Palokës janë ristrukturimi i PD-së së Tiranës dhe angazhimi i sa më shumë njerëzve brenda kësaj strukture. Paloka u shpreh i sigurt që do jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas deputetit të PD-së kandidati Mustafaj për shkak se ka qenë i angazhuar me diplomacinë është i shkëputur nga strukturat e partisë. Ndërsa për kandidaturën e Gjergj Bojaxhi, Paloka tha se "Gjergj Bojaxhi ka punuar mirë në administartën shtetërore, por për Gjergjin është herët për të kandiduar sepse zgjedhjet parlamentare janë shumë afër dhe ai do ishte një kandidat jo i suksesshëm për PD-në".
Gara për kryetarin e degës së PD-së në Tiranë është shoqëruar me një garë të madhe mediatike dhe një listë të gjatë kandidatësh. Ajo që ka bërë më tepër interesante këtë garë janë profilet e mira politike që kanë secili nga kandidatët demokratë.