E Enjte, 5 Nëntor 2026

25 Prilli, Elbasani “kryeqendra” e vëzhgimit ndërkombëtar

Qarku i Elbasanit pritet të ketë një vëmendje të veccantë nga ana e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Nën ethet e betejës elektorale përplasjet e para në këtë qytet, në ditën e verës mes simpatizantëve të të dy krahëve, socialistë dhe demokratë dhe sherri i publikuar në media mes biznesmenit të njohur të qytetit dhe kandidatit të PD-së.

Kjo gjë ka ndikuar që te ndërkombëtarët që të nisin misionet e tyre të monitorimit të situatës. Pas vizitës së disa ditëve më parë, radha i ka ardhur ambasadorit britanik, Duncam  Norman, i cili pati takime me udhëheqësit politik të shtabeve lokale, Taulant Ballën e PS-së dhe  Gazmend Bardhi të PD-së.

“Në Elbasan, në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit, për t’u takuar me kandidatë nga partitë e mëdha politike. Ne inkurajojmë një fushatë konkurruese por të ndershme, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe respektim të rregullores së KQZ-së. Dhe një pjesëmarrje më e fortë e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet ambasadori britanik.

“Me të gjithë ambasadorët takohem shpesh dhe janë biseda miqësore dhe konsultative, asnjëherë nuk marr porosi, po punojmë për zgjedhje normale e demokratike”, tha Balla, i cili “fshehu” ndonjë mesazh të ndërkombëtarëve.

Ndërsa numri dy i PD-së, Gazment Bardhi ka qenë më drejtëpërdrejtë duke lënë të nënkuptohet se zgjedhjet në këtë qark nuk do të jetë aq të lehta.

“Mora nga ambasadori garancinë se vëmendja e shtuar e diplomatëve do të vijojë deri në momentin e numërimit të votave”, theksoi Bardhi.

Ambasadori britanik u takua dhe me kryetaren e LSI-sw, Monika Kryemadhi. “Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikpritja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill.” –shkruan Kryemadhi në Facebook.

Në Elbasan pritet të zhvillojë një garë e fortë, në këtë qark që nxjerr 14 deputetë, konkurrojnë emra big si Monika Kryemadhi e LSI-së,  Taulant Balla i PS-së dhe Gazment Bardhi i PD-së. PS pretendon të marrë 8 mandate, ndërsa PD-ja nga ana e saj shprehet se do të kthejë mandatet në favor të saj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›