FOTO/ Me emra apo numra? Si pritet të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit?

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar fletën votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Zoti Celibashi ka zgjedhur fletën e votimit ku partitë do të jenë me logo, ndërsa kandidatët me emra. Ky është varianti që kërkoi Partia Demokratike, ndryshe nga PS-ja që ishte për identifikimin me numra. Por Komisioni Rregullator me unanimitet shpalli moskopetencë për të miratimin e fletës së votimit.