25 studio per parlamentin e ri

Kryeministri Berisha premtoi nje proces transparent ku do te merren edhe mendimet e qytetareve. Kryeministri nuk e fshehu neverine personale sic u shpreh ai per godinen e ish-Piramides qe sipas tij u konceptua si mauzole per diktatorin.
Por duke folur per arsyet e prishjes se Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori ai tha se udhehiqej vetem nga kritere ekonomike.
Shfrytezimi i hapesires qe do te mbese bosh dhe lirimi i ambjenteve te ish-komitetit qendror per nje pallat drejtesie dalin me me leverdi sesa tere variantet e tjera te mundshme.
Jane 30.000 metra katrore ne zemer te Tiranes 40 milione ben parlamenti po kaq Gjykata Kushtetuese kursehen 20-30 milione euro ka propozuar Berisha.
Nderkohe ne nje leter drejtuar kryetares se Kuvendit kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama shpjegoi arsyet e mospjesmarrjes ne kete mbledhje qe sipas tij nuk kishte as rend dite dhe as permbajtje.
Sipas zotit Rama profili i studiove qe kane shprehur interes nuk ka asnje lidhje me komitetin pasi sipas zotit Rama komiteti nuk ka kurrefare kompetence profesionale per te shqyrtuar listen e studiove.
Sipas kryebashkiakut te Tiranes Parlamenti dhe qeveria po behen qesharake duke mos qene ne gjendje te organizojne nje procedure rutine si konkursi nderkombetar.
Pervec kesaj orari i mbledhjes kishte ndryshuar dy here dhe orari final ishte njoftuar vetem 2 ore perpara.
Rama akuzoi kreun e Kuvendit dhe kryeministrin se me arrogancen e tyre po i bejne dem institucioneve duke e kthyer Parlamentin ne nje institucion qesharak.
Ne leter zoti Rama shpreh edhe njehere vullnetin kesaj here si kryetar i opozites per te bere gjithcka per ta larguar zonjen Topalli nga drejtimi i Kuvendit.