E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Pa hetim ska zgjedhje

Selia roze ka artikuluar serish kerkesen ne drejtim te kryeministrit Berisha per oferten me te fundit persa i perket hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Kreu i opozites Edi Rama theksoi se zoti Berisha nuk ka dhene ende nje pergjigje ndaj propozimeve te reja te socialisteve te cilat sipas tij do ti jepnin fund krizes politike ne vend.

Ai duhet te mos e pengoje me tutje transparencen. Te pranoje ngritjen e komisionit hetimor. Ti hape rruge hetimit te kutive te materialeve zgjedhore per ti hapur rruge edhe reformes zgjedhore. Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tanime fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi ka deklaruar Rama.

Rama kerkoi nga kreu i mazhorances qe te mos sulmoje Komisionin Europian sic beri te marten ne Bruksel por ti jape fund ngercit.

Pavaresisht ofertes se re kryetari i Partise Socialiste ne fakt sheh si zgjidhje perfundimtare te krizes largimin e qeverise aktuale.

Sali Berisha ka deshtuar sepse mes standardeve evropiane dhe klanit te tij te korruptuar ne pushtet ka zgjedhur te perfaqesoje kete klan duke keqqeverisur me votat e vjedhura qe mban peng ne kutite e mbyllura dhe duke shpallur opoziten armike te vendit e te integrimit. Sali Berisha duhet te largohet. E vetmja shprese eshte Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar per nje qeverisje transparente dhe nje model te ri zhvillimi ka theksuar Rama.

Por pavaresisht toneve te ashpra te kreut te Partise Socialiste kryeministri Berisha ka theksuar se oferta e re duhet te ndjeke procedurat ligjore nderkohe qe persa i perket propozimit qe ndodhet mbi tryezen e tij ai tha se aty perfshihet ende hetimi i pakushtezuar nje pike kjo qe per shefin e qeverise nuk mund te realizohet per sa kohe eshte ne kundershtim me Kushtetuten.

Qe nga koherat me te hershme eshte thene nga latinet fjala fluturon shkrimi mbetet. Le ta sjelle oferten ne Parlament dhe une e garantoj se do ta trajtoj me seriozitetin me te madh. Hetim te pakufizuar shkelqesia e tij kryetari i PS te harroje se mund ta pranoj ka deklaruar Berisha.

Duke bere pergjegjes kreun e opozites per situaten aktuale politike kryeministri paralajmeroi se pavaresisht pozicionimeve te socialisteve ka ardhur momenti qe mafia e votave te goditet ashtu sic u be edhe ne zgjedhjet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›