E Shtunë, 31 Tetor 2026

25-vjeçarja vetëplagoset me armën e bashkëshortit, gardisti arrestohet për armëmbajtje pa leje

TIRANE – Një 25-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të Kombinatit, ku 25-vjeçarja Rexhina Beja është vetëplagosur me armën e bashkëshortit të saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.

Nga hetimet paraprake mësohet se arma me të cilën u vetëplagos 25-vjecarja ishte pa leje.

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia dyshon se 25-vjeçarja ka qenë duke luajtur me armën. E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë.

Bashkëshorti i 25-vjeçares u arrestua për armëmbajtje pa leje, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›