Ministria e Brendshme: 24 raste ndërhyrjeje për dhunë në familje
TIRANE- Ministria e Brendshme njofton se gjatë harkut kohor prej 48 orësh, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për 29 raste të dhunës në familje apo të shkeljes së urdhrave të mbrojtjes.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar në flagrancë 6 persona, të cilët akuzohen për dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë.
Dy të tjerë janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim për shkelje të Urdhërit të Mbrojtjes.
Policia ka dokumentuar 22 raste për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshorteve, ndërsa 7 rastet e tjera ndaj prindërve apo pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Policia e Shtetit njofton se do të vijojë operacionet ndaj fenomenit të dhunës në familje, për të parandaluar ngjarje më të rënda.
(m.s/BalkanWeb)