E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për të bërë seks rastësor...mjafton një klik dhe gjen partnerin

Kërkon të kesh një raport seksual pa impenjime me një mik apo mikeshë të rrjeteve sociale”? Je i interesuar, por nuk e di nëse ka përgjigje pozitive nga ana tjetër? Nuk ke pse të pyesësh, duhet të klikosh. Sistemet që ofrojnë këtë mundësi po popullohen ndaj, bezdi është vetëm se duhet të zgjedhësh.

Programi "Bang me miqtë" (është i mundur në iPhone e Android), është një aplikacion i njohur gjerësisht në Amerikë, dhe që muajt e fundit po bën namin dhe në Europë. Mjafton të klikosh në imazhin në Facebook të mikut apo mikeshës që të intereson dhe të presësh një rikthim të përgjigjes “Bang” që të të kthehet.

Në këtë mënyrë do të vijë një email me subjekt “It's bangin' time!‏”. Në rast të kundërt, identiteti ynë nuk do të zbulohet kurrë. Kërkesat më të shumta janë për të bërë seks, as më shumë as më pak. Është një ide e thjeshtë që nisi në muajin Janar të vitit 2013 dhe që sot ka 20 mijë anëtarë.

Për më të rinjtë madje është ngritur një faqe me orientim ku për më tepër u tregohet sesi të përdorin dhe prezervativin. Administruesit e këtij sistemi kanë kërkuar të jenë anonimë.

Të tjera "app for sex" –Në këtë variant universal të takimeve online po përparojnë dhe sisteme të tjera të organizimit të takimeve hot, takime pa impenjime.

Një prej gamave në iPhone, Tinder u bë një fenomen i vërtetë tek studentët amerikanë që nisën të bëjnë ‘tinder’. Aplikacioni ka të njëjtin funksion si “Bang ëith Friends" dhe lejon të njohësh njerëz të regjistruar në Facebook, të cilët jetojnë shumë pranë jush dhe janë të interesuar të kalojnë një natë së bashku dhe vetëm kaq. Përgjigja në këtë rast do të ishte një pranim ftese duke dërguar një ‘Like’ në formë zemre ose të hedhësh në ‘kosh’ kërkesën.

Më të turpshmit mund të përdorin të shkarkojnë “Let's Date”, për të krijuar një biletë vizite për informacionet më interesante, qoftë dhe për pasionet e tyre, tatuazhet në trup, sa të tillë ke. Dhe pas kësaj mund të lesh një takim.

Kurse Grindr, i aksesueshëm me iOs, BlackBerry dhe iPhone, është i destinuar për një target të caktuar njerëzish, meshkuj homoseksualë ose femra lesbike dhe kështu krijon një kontakt të menjëhershëm me ata që ke pranë. Për momentin janë 6 milionë të regjistruar, disa kanë pasur dhe fatin e madh të vizualizojnë në smartphone e tyre citimin, ‘Zero metri’, duke takuar ‘fatin’ e tyre në pak metra. Duke parë suksesin e menjëhershëm janë dhe shumë hetero që e përdorin këtë për lidhje hetero, sigurisht.

Programet janë ideuar nga dy programatorë rusë, me qëllim që të lehtësohen takimet seksuale. Aplikacioni, është ende duke u shqyrtuar nga Apple dhe Google, ndërsa ju mund të bëni seks me një person pa u obliguar nga impenjimet dhe mjafton të keni një prezervativ me vete.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›