E Shtunë, 31 Tetor 2026

25 vjet të buta

Tregtari famëkeq rus i armëve, Viktor Bout, është dënuar të enjten me 25 vjet burg, për shkak të tentimit të shitjes së projektilëve terroristëve, për komplot me qëllim vrasjen e qytetarëve dhe zyrtarëve amerikanë, dhe për ndihmë organizatave terroriste.

Bout ishte shpallur njëherë fajtor edhe në muajin nëntor, për shkak të shitjes së armatimit grupit kryengritës kolumbian FARC. Ai u arrestua në Bangkok, në vitin 200, pasi një operacioni sekret, kur një spiun amerikani iu prezantua si kryengritës kolumbian.

Prokurori e përshkroi Bout si kriminelin më të madh botëror, ndërkaq sjelljen e tij gjatë arrestimit si “rrëqethëse”. Gjatë gjykimit prokuroria ka pohuar se Bout ishte i gatshëm të shiste armë në vlerë prej 20 milionë dollarësh, përfshirë këtu edhe raketa tokë-ajër, me të cilat do të mund të qëlloheshin helikopterët amerikanë. Gjithashtu, prokuroria nënvizoi se Bout kishte nxitur konfliktet në Afrikë, duke iu shitur armë forcave paramilitare në Ruanda, Angola dhje Kongo, përderisa kërkoi që ai të dënohet me burg të përjetshëm.

Bout njihet me nofkën “tregtari i vdekjes”. Këtë nofkë e fitoi për shkak se dyshohet për shitjen e sasive të mëdha të armatimit që u shfrytëzua në konfliktet lokale në Afrikë, Amerikën Jugore dhe Lindjen e Mesme. Bout flet gjashtë gjuhë. Besohet se ai ishte anëtar i shërbimit sekret ushtarak sovjetik.

Rusia e ka dënuar të premten SHBA’të për dënimin e Viktor Bout, duke e cilësuar “të pabazë dhe të njëanshëm”. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Moska do të bëjë gjithçka për kthimin e Bout në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›