25-vjetori i 11 Shtatorit, Ambasada e SHBA në Tiranë: Kujtojmë viktimat dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane ka nderuar kujtimin e mijëra personave që humbën jetën, si dhe heronjtë që u shfaqën në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia në ditën e sulmeve.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Më 11 shtator 2001, 19 terroristë morën kontrollin e katër avionëve të pasagjerëve dhe i përdorën për të goditur objektiva në Nju Jork dhe pranë Uashingtonit. Dy prej avionëve u përplasën me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një tjetër goditi Pentagonin, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani pasi pasagjerët dhe ekuipazhi tentuan të rimerrnin kontrollin.
Sulmet shkaktuan 2,977 viktima, pa përfshirë 19 rrëmbyesit. Mijëra persona të tjerë u plagosën, ndërsa shumë prej të mbijetuarve dhe punonjësve të emergjencave u përballën në vitet pasuese me probleme të rënda shëndetësore të lidhura me pasojat e sulmeve.
25 vite më vonë, 11 shtatori vijon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara, ndërsa kujtimi i viktimave dhe sakrifica e heronjve vijon të përkujtohet çdo vit.
/rtsh.al/