E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks i lartë në urgjencën e Velipojës gjatë verës, shërbimi vijon edhe në shtator

Urgjenca e Velipojës gjatë tre muajve të verës ka përballuar një fluks të shtuar vizitash, ndërsa shërbimi mbetet në dispozicion të pushuesve edhe gjatë muajit shtator.

“Në urgjencën e Velipojës fluksi ka qenë muajin qershor dhe korrik ka pasur fluks më pak se muaji i gushtit. Muaji i gushtit ka qenë një fluks shumë më i madh që ka shkuar deri në 100 e sa vizita për 24 orë dhe kanë qenë moshat fëmijë dhe moshat e treta që janë paraqitur më shumë në qendrën shëndetësore. Më tepër fëmijët janë paraqitur me gastroenterite, moshat e treta, sëmundje kronike, jo me tension, jo me dhimbje gjoksi, por më tepër janë paraqitur me dhimbje gjoksi. Kurse fëmijët dhe të rriturit kemi pasur edhe sutura, qepje, sepse kanë ardhur të goditur, kanë ardhur të dëmtuar nga peshqinat, duke luajtur fëmija dhe i kemi pasur edhe suturat, domethënë kemi bërë dhe sutura të qepjes në qendrën shëndetësore”, tha infermierja Vjollca Vocaj.

Me përfundimin e sezonit të pikut gjatë muajit shtator paraqitet me një ritëm tjetër të vizitave.

“Tani në shtator paraqiten moshat e treta, 70 e sipër, sepse hotelet janë mbushur me moshat e treta dhe këto kanë sëmundje kronike, më tepër, ja bronket astmatike, ja me koronare dhe janë shumë me diabet dhe janë shumë vizita në këtë muaj që ka filluar shtatori”, tha ajo.

Urgjenca e Velipojës vijon të ofrojë shërbim 24 orë, duke mbuluar nevojat shëndetësore të banorëve dhe vizitorëve.

Gazetare: B. Cina   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›