E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare/ Alessandro Albanese rinovon me Egnatian, kontrata e re skadon në 2028-ën

Egnatia ka rinovuar zyrtarisht kontratën e njërit prej lojtarëve të saj më të mirë, sulmuesit Alessandro Albanase. Me anë të një videoje të postuar në faqen e vet zyrtare, klubi rrogozhinas ka njoftuar se kontrata e re e lojtarit të lindur në Belgjikë skadon në vitin 2028.

Albanese luan sezonin e dytë me kampionët në fuqi të Abissnet Superiore. Paraqitja e tij shumë e mirë dhe golat e rëndësishëm në ndeshjet europiane duket se i kanë bindur drejtuesit e Egnatias për të zgjatur kontratën e 26-vjeçarit.

Me rinovimin e kontratës rrogozhinasit do të përfitonin financiarisht, në rast të shitjes së futbollistit në një kampionat të huaj. Për momentin, Albanese është një nga liderët e skuadrës së trajnerit Nevil Dede. Rinovimi i kontratës është një motivim ekstra për të, pasi tregon besimin që ka klubi tek ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›