250 miliard dollare per ekonomine
Perpjekjeve per te rigjalleruar ekonomine boterore do t’u shtohen fonde prej 250 miliard dollaresh qe do t’u jepen ne forme huash vendeve te cilat ndodhen ne veshtiresi financiare. Ministrat e financave nga vende te ndryshme te botes rane dakord per kredite e reja gjate takimit vjetor te FMN-se , ne Uashington. Pjesa me e madhe e ketij fondit do tu shkoje ekonomive ne zhvillim si Kina, Brazili dhe India . Mesohet gjithashtu se brodi i institucionit te rendesishem financiar ka rene dakort, qe te levroje nje fond per stimuj fiskal prej 820 miliard dollare gjate ketij viti, ndersa ne 2010 eshte parashikuar shifra e 660 miliard dollareve. Ekonomistet e FMN-se , gjithashtu thane se pritet qe ekonomia globale te filloje rimekembjen gjate mesit te vitit 2010.