Thaci nuk njeh Presidentin
Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni, Menduh Thaci deklaroi se nuk do te takohet me presidentin e sapozgjedhur Gjorgje Ivanov. Ai e argumentoi kete qendrim te prere me faktin se partia qe drejton ai nuk e pranon ate si legjitim dhe te zgjedhur nga shqiptaret. Kryetari i PDSH-se e beri kete deklarate ne mbledhjen e Kuvendit te kesaj partie, ne Butel te Shkupit. “Ivanov eshte president vetem i maqedonasve dhe i familjeve te zotit Imer Selmani dhe te kryetarit te BDI-se Ali Ahmeti.Shqiptaret kete here e delegjitimuan kete institucion dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmeri te madhe me menyren se si udhehiqet shteti”, ka deklaruar Thaci. Ai ka shtuar me tej se qeveria dhe presidenti i ri i Maqedonise kane nje politike anti-NATO dhe anti-shqiptare. Kjo eshte e para here qe zoti Thaci ben nje deklarate te tille ne adrese te Presidentit te ri te vendit.