Situata në Mitrovicë paraqitet e qetë pas protestave
Mitrovicë - Situata në veri të Mitrovicës është nën kontroll pas protestave të serbëve që nisën gjatë fillimit për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”. Këtë e konfirmon edhe Komiteti i Sigurisë në qytetin verior të Kosovës.
“Me angazhimin e strukturave të sigurisë, policisë së Kosovës, policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, gjendja është mbajtur nën kontroll në ‘Kroin e Vitakut’, pasi një numër banorësh serbë kanë protestuar të enjten dhe të premten në shenjë kundërshtimi për procesin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara që ka filluar në këtë lagje”, deklaron Ismajl Smakiqi, nënkryetar i komunës së Mitrovicë.
Smakiqi konfirmoi edhe një herë mbështetjen nga institucionet qendrore të vendit dhe ato ndërkombëtare që procesi i rindërtimit të vazhdojë në mënyrë që të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve në pronat dhe shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, përfaqësuesit e KFOR-it thonë se janë të pranishëm në lagjen ku ka filluar rindërtimi dhe janë duke vëzhguar situatën nga afër.