28 Nëntor 2009, ditë për t’u turpëruar!!Nga Brizida GjikondiTurp!! Turp!! ǒfestojmë sot?!! ǒka për të festuar?!! Krijimin e shtetit shqiptar…, të kujt shteti?!! Të këtij të sotmit…?!! Shtet quhet ky..?!!! Qaj nëna ime qaj, bashkë me ty qaj dhe unë,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
28 Nëntor 2009, ditë për t’u turpëruar!!Nga Brizida GjikondiTurp!! Turp!! ǒfestojmë sot?!! ǒka për të festuar?!! Krijimin e shtetit shqiptar…, të kujt shteti?!! Të këtij të sotmit…?!! Shtet quhet ky..?!!! Qaj nëna ime qaj, bashkë me ty qaj dhe unë, qani o gra, marrja dhe turpi na ka kapluar. Shqipëria s’diti të bëjë shtet, serbët e moçëm kishin të drejtë, jemi vëllavrasës dhe s’kemi dhunti shtetformuese. Ah, o perëndi, kur do heqësh të ndenjurat nga toka ime e të shohësh se shumë krijesa të tua po vuajnë tmerr dhe gjaku iu është bërë ujë nga dhimbja dhe lufta histerike brenda llojit. Shqipëria, shprehje mafioze gjeografike, dhe pikë, s’e luan as topi!!! S’ka Drejtësi, s’ka Shëndetësi, s’ka sistem bazik pronësor, s’ka moral, s’ka fe, s’ka atdhetari…ka veç një hordhi gjakprishurish që grabisin e përdhosin çdo vlerë pozitive e çdo gjë të ndjerë e të ngritur me mund në 97 vjet, e kush iu del përpara që i gjykon e mendon ndryshe nga ata ekzekutohet. PO, PO!! Ekzekutohet, poshtërohet, përdhoset..!! Ja këta jemi ne, kjo është Shqipëria e 2009-ës ky është shteti që aq shumë ëndërroi e sakrifikoi Ismail Qemali me të tjerë. Ky është raporti ynë me Historinë, dhunë, pabesi, agresivitet, grabitje…dhe këto përherë brenda territorit dhe brenda llojit. Sot që shkruaj jam e trishtuar, tejet e trishtuar, mbrëmë, në datë 26 Nëntor 2009, kryeministri i përkohshëm i shqiptarëve, pasuesi më JO-DINJITOZ i Ismail Qemalit, në tribunën e parlamentit të të gjithë shqiptarëve, në një seancë-monolog të Buxhetit piramidal të qeverisë së stisur që kryeson, goditi me thikë në zemër çdo vlerë të ngritur me mund në 97 vjet. Goditi Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Qemal Stafën, Aleks Budën, ne, fëmijët tanë, bibliotekat, shkollat, ëndrrat dhe gjithçka që ne shqiptarët e ndjerë me shpirt ndër dhëmb po çojmë përpara si vlerë kombëtare!! TURP!!! Personalisht nuk më intereson sa pika Haloperidol përdor zotëria, as sa grushte me libriume konsumon në ditë, që nga momenti që ai është simboli i shtetit të Ismail Qemalit dhe timit mjerisht, pasojat e atyre çka thotë dhe bën janë zyrtare, ndaj të llahtarshme. Kryeministri i shqiptarëve më 26 nëntor 2009 konsumoi botërisht veprën penale të shpifjes dhe fyerjes publike të pasqyruara dhe ndëshkueshme qartazi në Kushtetutën dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë!!! Ku u bazua kryeministri në ato llahtara që i volli goja, në ç’vendim gjykate, prokurorie ose prova ligjore… në mënyrë kategorike ai nuk mund të bëj tallagjarin dhe arixhofkën fallxhore, pasi është simboli i shtetit.!!! ǒmjerim o miq, krahasoni, atdhetarinë, mençurinë, qetësinë, diplomacinë, vetësakrifikimin e Ismail Qemalit me krye-shtetarin vëllavrasës aktual që kemi në krye!! Jam e lënduar, presidenti butaforik mbllaçitet mbrapa frazash telenovele me 7 kuptime, Krye-Prokurorja që duhej urgjentisht të reagonte me vetiniciativë për këtë dhunim botëror dhe vepër penale me pasoja prag-lufte civile…hesht e strukur te salloni i manikyrit.. Eh ç’dynja, eh ç’fat. Lum kush të rrojë që të shohë zonjë!