Shqipëria në shok me arrest kardiak berishianNga Astrit VorpsiDy janë gjendjet për të cilat zotëron njohuritë e mjaftueshme Dr. Berisha: Gjendja e shokut dhe arresti kardiak. Në ditët e tij si pedagog ligjëronte me tërë forcën e dijeve mbi këto dy gj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shqipëria në shok me arrest kardiak berishianNga Astrit VorpsiDy janë gjendjet për të cilat zotëron njohuritë e mjaftueshme Dr. Berisha: Gjendja e shokut dhe arresti kardiak. Në ditët e tij si pedagog ligjëronte me tërë forcën e dijeve mbi këto dy gjendje dhe organizmi i tij (trup-tru) funksiononte si një i tërë në perfeksion. Me Partinë e tij e kishte mirë - truri ishte i qetë dhe i dedikuar Nënës Parti, me drejtësinë - sistemi i frymëmarrjes oksigjenonte pa problem, veshkat - policia e partisë ekskretonin normalisht.. Parametrat shoqërorë biokimikë, të përputhshëm me jetën normale aktive shqiptare dhe zemra në eficiencë të plotë. U prish ky komfort prej pëllumbi, porsa u ul atje ku historia tregoi se nuk i takonte.
Me uljen në fronin e lartë të presidentit filloi të injoronte kriteret ligjore që harmonizojnë jetën e organizmit të një shoqërie. Filloi të futej në gjendje parashoku e nuk po e ndjente, me gjithë ndonjë sinjal nga mjekja Liri përbri. Gjendja u agravua e tani ndodhet në situatën si më poshtë: Le të përdorin sa të duan terma politikë, filozofikë, sharje me epitete nga më qesharakët apo përbuzësit deputetët tanë të zgjedhur nga partitë nëpër mikrofonat e Kuvendit. Asgjë nga këto nuk bën efekt te Berisha. Me të drejtë do bëjnë të habiturin shumë njerëz që i lexojnë këto rreshta. Është fare e thjeshtë. Pyesni ata që e njohin, kolegët e tij, të cilët, kur e kujtojnë nëpër biseda kardiologun Berisha, nënqeshin hidhur për personin e tij dhe personalitetin aberrant të këtij mjeku. Karakterizohej nga memorie e fortë dhe kudo ku hapje fjalorin rusisht shqip e ta pyesje për një fjalë, truri i tij me zhvillim të njëanshëm gjente fjalën korresponduese në shqip. Gjithë periudhën e rritjes në karrierën profesionale ai e kaloi duke studiuar dy gjendje patologjike të organizmit, gjendjen e shokut dhe infarktin me arrest kardiak.
E vetmja mënyrë që ai të kthehet nga surealizmi politik në real politikë është shpjegimi i dukurive me terma mjekësore që lidhen me këto dy gjendje. Kështu p.sh; po t’u thuash atyre, shokut Berisha dhe shoqes Liri, se jemi si komunitet shqiptar në gjendje shoqërore me dhimbje anginoze, ata menjëherë do reagojnë duke qenë shumë të ndjeshëm profesionalisht.
Po çfarë ishte e keqja që na shpuri në dhimbje anginoze, me pakësim të oksigjenit në gjakun e shoqërisë? Sistemi i drejtësisë që shërben si mushkëri, ku pastrohet gjaku i shoqërisë nga CO2, është në gjendje insuficience (pamjaftueshmërie funksioni), i zënë për gryke dhe nuk lejohet shkëmbimi normal i gazrave, pra i O2 me CO2. Kur kjo gjendje vazhdon, pra kur nuk ndërhyhet me lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, atëherë gjendja degradon, përkeqësohet me arrest kardiak. Gjatë arrestit kardiak organizmi defekon, urinon dhe vjell në mënyrë të pavullnetshme. Në këtë situatë shpjegimi doktori dhe doktoresha analogojnë me vjelljet erëqelbura të kryeshokut Sali në parlament, me shurrosjen e përdhosjen e deputeteve gra opozitare përfshirë edhe femrat që u përmban pragu i shtëpisë. Këtu liria fillon të ketë konvulsione si pasojë e moskontrollit që shoqërojnë gjendje të tilla shokuese, të cilat tronditin më shumë kur i vuan në trupin tënd.
Kur kjo gjendje arresti kardiak vazhdon, atëherë mjekët tanë në qeveri e dinë mirë se, fillon ajo që quhet gjendja haluçinante, fillimisht me mjegullim të vetëdijes dhe vdekje të qelizave trunore. Kështu, kujtohen çifti kryemjek se, këtu qëndron edhe arsyeja përse nuk kanë oponencë brenda konsultave të tyre partiako-shoqërore, analoge me ato të konsultave para të sëmurit.
U është mjegulluar truri nga kjo gjendje shoku shoqëror të gjithë përbërësve anëtarë numra brenda kontingjentit PD. Ata, kryemjekët e kryeveterinerët, u bëjnë pyetje këshilltarëve, shërbëtorëve, ministrave servilë, në këtë gjendje mjegullore intelekti dhe vetëkënaqen me përgjigje servile. Koha, përgjatë së cilës atyre u duket se shkon në drejtim linear, përkundrazi, dihet mirë se është në formë rrethore.
Koha në formë rrethi tenton të qartësojë gjykimin e mjegulluar, por Faktori qartësues nuk vepron, sepse është me koncentrim të lartë CO2. Ky Faktor i quajtur Presidenca e pavarur dhe që, jo më kot u zgjodh me profesion veteriner, përbën boshtin që korrelon raportet ndërvepruese të organeve me njëri tjetrin. Presidenca është adrenalina për rikthimin e zemrës në ritëm normal, aktualisht nuk vepron, nuk shfaq efekt.
Kryemjekët tanë të njerëzve e kafshëve në Presidencë dhe qeveri e dinë mirë këtë mosefekt. Vetë e kanë futur në çantën e ndihmës së shpejtë, që ta kenë qëllimisht si ndihmëse inaktive në gjendjen e antikorrupsionit të shokuar nga mafia qeveritare.
Njohin mirë shprehjen e urtë se, kur qeveria bën ujë, çdonjëri e kanalizon atë në mullirin e tij. Sikurse artileria përgatit psiko-fizikisht fushën e betejës, ashtu edhe aleancat e fshehta kriminale kontrabandiste, subversioni, juristët 6-mujorë të
plepave, zyrtarët militantë, dosjet, vrasjet, droga, revoltat, sanksionet, propaganda, synonin drejtpërdrejt fushën e privatizimeve dhe mbytjen e sistemit të frymëmarrjes së lirë shoqërore. Kujtohen doktorët e PD se në këtë gjendje arresti kardiak duhet patjetër të ruhet funksioni ekskretor i veshkave, si nyje kyçe në ecurinë drejt vdekjes ose rikthimin në jetë të organizmit të shoqërisë. Thuaju kryemjekëve tanë se sistemi gjyqësor, ai i veshkave, ka kompromentim funksioni deri në bllok renal, me rritje të azotemisë në gjak, atëherë do kujtohen se na duhet urgjent aplikimi i Dializës. Mirëpo edhe dializa ka disa kritere funksionale që dalin jashtë loje, kur produktet azotike, të helmëta që përmban trupi, kalojnë nivelet e parashikuara për gjendje të rikthyeshme. Në këtë situatë Sala e Liria me kokën mes duarve mendojnë taktikat që përdorën gjatë kohës kur ishin në Presidencë, manovrimet abuzuese që bënë duke mos analizuar të dhënat profesionale. Prandaj nuk funksionoi Dializa e shoqërisë përreth gjithë vitit 1997, i thotë dëshpërueshëm Liria kardiologut përbri saj. Mirë unë, po si ka mundësi që gjithë ata mjekë përreth nuk të thanë se produktet azotike, të helmëtat, ato që duhej të eliminonte trupi i shoqërisë nëpër vitet ‘97-të u shtuan aq shumë në gjakun e shoqërisë, sa azotemia sociale, (koeficienti i helmimit i indeksuar nga FMN), arriti përmasën e zhytjes në vdekje të të gjithë trupit të shoqërisë? Terapia politike e shokut që e solle si risi në trupin e shoqërisë që lëngonte ishte një goditje përfundimtare kundër asaj terapie reanimuese (risjellëse në jetën normale) që duhej të bëje. Ku jemi tani, pas kaq vitesh? merr guximin ta pyesë ajo shefin e gjendjeve të shokut dhe arrestit kardiak të pakthyeshëm. Po ndiejmë ardhjen e erërave që vunë flakët e vitit 1997. Dihet që organizmi funksionon si një i tërë. Një dëmtim i një organi e fut në rreth vicioz gjithë funksionin e organizmit shoqëror. Vazhdon Liria.
Ti kërkove zemër artificiale të llojit Tom Ridge, por ajo ishte tip i vjetër, i dalë në pension. Ti kërkoje transplant truri me eksperimente si ai i rastit Kontrabandisti Trafikanti, por ai eksperiment përfundoi në qelitë amerikane. Ti kërkoje sistem mushkëror të ri të llojit KOP, por ata të sjellin aparat zemër mushkëri me përqendrim të lartë CO2, depozituar nga përdorimet kontrabandë nëpër ndërhyrje ilegale. Ti kërkon ekskretim të elementeve helmuese nga trupi i shoqërisë por veshkat, (policia e gjykatat, janë jashtë funksioni fiziologjik, kanë pësuar bllok korruptiv ekskretues.
Në gjendje agonale Liria pëshpërit: Pra e futëm veten në një gjendje patologjike mendore, ku vështrimi ynë dritëshkurtër ishin dhe janë sytë e Argitës e Shkëlzenit.
Në vështrimin e tyre reflektohej dhe reflektohet mjegullimi agresiv patologjik i oktapodit që, kur ndjen rrezikun, lëshon ngjyrën e zezë për t’i shpëtuar kapjes në rrjetë. Por rrjeta është e ngritur dhe oktapodi është brenda.
Menduam se mënyra më e mirë e pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit është ajo e manipulimit të aferave brendapërbrenda rrethit familjar dhe me mëndje të helmuar nga toksinat korruptive harruam nepotizmin që kishim sharë aq shumë, pak kohë më parë. Gjithçka që mbetet nga ky trup i bllokuar i shoqërisë në funksionet e tij është një grumbull putrifikues (kalbëzues) material për mizat. Kush ndëshkon, kush gjykon, kush kërcënon, kush nuk respekton drejtësinë, ndoshta harron se këtë të drejtë nuk mund t’ua heq atyre që nesër do e kenë këtë të drejtë për ata.