E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i shpjegon Fevziut ëndrrën me doktorinNga Antena brenda familjesSandri dje u zgjua i trembur nga një ëndërr e keqe. Çfarë nuk iu përzje bashkë në një ëndërr. Në fillim iu duk se ishte në Levan të Fierit dhe në një sallë të madhe, plot me drita

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i shpjegon Fevziut ëndrrën me doktorinNga Antena brenda familjes

Sandri dje u zgjua i trembur nga një ëndërr e keqe. Çfarë nuk iu përzje bashkë në një ëndërr. Në fillim iu duk se ishte në Levan të Fierit dhe në një sallë të madhe, plot me drita dhe lozha luksoze, kishin futur një njeri të lidhur me zinxhirë këmbë e duar, që bërtiste me të madhe: “Do t’u heq tokën”, “Do t’u heq shtëpinë”, “Do t’u heq dhëmbët”, “Do t’u heq dhëmballët”, dhe turfullonte. Pyeti të zonjën e shtëpisë se kush ishte ky që bërtiste, po ajo se si i humbi nga sytë dhe një zë i tha që është ky burri i vjetër i sëmurë në Levan, që e mban shtëpia lidhur me zinxhirë. Për një moment u qetësua dhe gati po e zinte gjumi, kur ëndrra iu përsërit prapë. Tani tiparet ishin më të qarta dhe salla kishte më shumë dritë. Ai burri po bërtiste sërish i lidhur me zinxhirë: “Do t’iu thyej nofullat”, “Do t’u heq dhëmballët”, “Do t’u nxjerr nga krevatet, do t’u zbuloj jorganin, do t’iu shikoj me kë bëni seks, do t’u tregoj shqiptarëve sa herë e bëni”…

I trembur u kthye prapë nga e zonja e shtëpisë, e cila po i ngjante si zonja Topalli.

- Kush është ky burri që bërtet? - i tha.

- A s’po ia njeh zanin a? - i tha Jozefina dhe uli kokën.

- Po më duket si doktori, ndaj të thashë, - i tha Sandri.

- Ai ashtë Sandër, por duhet me i qit këto kamera për zhelesh përjashta, mos me e pa njerëzia.

- Po çfarë ka, di gjë?

- S’po di mor çfarë ka. Këtë punë kena me ta tash e 13 vite prej kur kam thy kamën e kam hy në pulitikë. Veç hera e parë që e ban këtë marri në sy të botës, se herët e tjera e ka ba ulun ndenjë në zyrë të vet. Aty të paktën s’e merr vesh kurrkush, veç na që na ka ra n’pjesë.

- A të shkoj unë ta zgjidh, - tha Sandri, - se me mua zbutet?

- Jo, mos e ba njat gabim, se del jashtë në rrugë e bërtet. Këtu brenda të paktën ka imunitet.

I lidhuri me zinxhir po shtonte ulërimat.

“Më keni sha familjen, më keni fy gruen, keni fy vajzën, keni fy djalin, më zgjidhni se s’do t’u lë të qetë deri në varr, mua më thonë Sali Berisha, unë e mbaj fjalën, më zgjidhni, më zgjidhni… Isuf Kalo, ku është Isuf Kalo? Për këtë ditë të kam mbajtur, kam kaq vite që të ruaj për këtë ditë, eja më zgjidh, më jep një raport që jam në rregull. Ali Alushani? Ku është Ali Alushani? Ku është ai horr? Isuf Kalon më thërrisni, se ai e gjen atë, ai e di mirë se ç’ka bërë. Ku është? Më zgjidhni, ua tregoj unë qejfin, po s’u theva nofullat, po s’u theva dhëmbët, po s’u shkula dhëmballët, po s’u qetha flokët, po s’u nxora kafkat, më lëshoni”.

Sandri iu afrua, se nuk besonte që ishte doktori, dhe kur iu afrua, nuk ishte ai vërtet. Sapo iu afrua Sandri, u bë paqësor, u transformua në femër, me flokë të gjata biondë dhe i buzëqeshi.

- Si je Sandër? - tha. - Jam Mesila, jam lidhur vetë, dua të protestoj për dhunën ndaj grave.

- Po çdo këtu në Levan moj k…, se thashë kush është kjo që bërtet.

- Po ti e di që në qarkun e Fierit jam deputete, duhet të bëjmë patjetër një protestë. Deri më 8 dhjetor duhet të stërvitemi për protestë. Duhet të lidhemi, duhet të ulërijmë, duhet të bëjmë diçka.

- Po mua m’u duk si zëri i doktorit, ndaj u afrova, - i tha Sandri.

- E bëj unë ashtu zërin me prekë Jozefinën, se me e marr vesh që jam unë, më lë me vdekë këtu, se s’i duron dot femrat. Sandri u afrua t’i hiqte zinxhirët, por ajo iu zhduk nga sytë. Ktheu sytë nga mbrapa të shihte Jozefinën, as ajo nuk ishte. Tentoi të verifikonte dhe një herë sallën, hapi sytë dhe pa që ishte në krevat të tij.

U ngrit i tromaksur nga ëndrra e keqe dhe s’dinte ç’të bënte. Ishte ende herët. I bëri telefon Fevziut.

- Kam parë një ëndërr shumë të keqe, - tha, - më doli gjumi që me natë. Pashë në ëndërr sikur doktorin e kishin lidhur këmbë e duar me zinxhirë, si atë arixhiun në Levan që ishte i sëmurë nga mendtë, pastaj m’u bë sikur ishte në parlament, pastaj sikur ishte Mesila, s’e mora vesh.

- Hajt o Sandër mos ça kokë se s’vjen gjë nga ëndrrat.

- S’e ke idenë si m’u përzien Ali Alushani, Isuf Kalo, doktori, Jozefina, zinxhirët..., pu çfarë ëndrre shkërdhatë që ishte.

- Ja të marr një herë këtë Doris Packun në telefon, se këto plakat marrin vesh nga ëndrrat, po s’besoj se ka lidhje Sandri, e ke nga intensiteti i madh i punës. Hajt ikim këtë weekend gjëkundi o burrë, marrim dhe Gimen e Samirin, ç’do bëjmë këtu. Dëgjojmë këta si zihen kot. ǒna duhet, kushedi si del kjo punë, më mirë të jemi jashtë ca ditë.

- Nejse, akoma s’më besohet që isha në ëndërr, - tha Sandri, - tani po e kuptoj pse më ka ndodhur. Paskam lënë televizorin hapur gjithë natën dhe këta k… e mi e paskan dhënë disa herë fjalimin e doktorit për t’i bërë qejfin dhe qenka bërë në ëndërr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›