28 Nëntori, Presidenti Begaj mesazh urimi: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur të urojë qytetarët shqiptarë për Ditën e Pavarësisë, me disa foto nga ceremonia zyrtare që u mbajt mëngjesin e këtij 28 Nëntori në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetin social Facebook.
Begaj mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore që u mbajt në Vlorë para Monumentit të Pavarësisë, në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar pranë sheshit historik, personalitetet shtetërore vendosën kurora me lule në nder të themeluesve të shtetit shqiptar.
Të pranishëm në këtë aktivitet zyrtar ishin figurat më të larta të institucioneve shqiptare dhe të Kosovës, mes tyre, Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi; Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu; Kryebashkiakja e Vlorës; Brunilda Mersini, etj,.
/rtsh.al/