NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Bashkë me aleatin tonë

NATO ka uruar sot Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si një aleat të çmuar dhe partner strategjik.
Postimin në rrjetin social Instagram, NATO e shoqëron me foton një ushtari të Forcave të Armatosura në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.
“Prekni 💙 për t’u bashkuar me ne në festimin e aleatit tonë Shqipërisë në Ditën e tyre Kombëtare.”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Ky urim vjen në një moment simbolik për Shqipërinë, ndërsa vendi feston 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë.
/rtsh.al/