Kukës/ Të shtëna me armë drejt një biznesi

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Kukës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt një dyqani. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka personatë lënduar, por vetëm dëme në fasadën e dyqanit. Ngjarja është denoncuar nga pronari i dyqanit mëngjesin e sotëm (28 nëntor).
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe identiteti i autori/ëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Kukës / Informacion paraprak
Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/