E Hënë, 2 Nëntor 2026

28 Nëntori, Rama ndan pamje nga Maja e Vopulës në Pukë

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Maja e Vopulës në Pukë, ku me rastin e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë, është ngritur flamuri kuqezi.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›