28 Nentori kreret e shtetit homazhe tek Nene Shqiperi
E djathta shqiptare ka kremtuar sot diten e pavaresise dhe te clirimit. Kreret me te larte te shtetit si Presidenti i Republikes Bamir Topi kryeministri Sali Berisha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe perfaqesues te politikes vendosen kurora me lule dhe bene homazhe prane Memorialit Nene Shqiperi.
Shefi i ekzekutivit shprehu nderimin me te madh per te gjithe te renet duke vleresuar se sot eshte ditelindja e kombit eshte dita e nderimit me te madh per Ismail Qemalin dhe burrat e medhenj te kombit qe themeluan Shqiperine e pavarur pas perpjekjesh te medha dhjetera vjecare ne vitin 1912 ne Vlore.
Sot eshte dite e krenarise se madhe dhe shqiptaret vijne ne kete dite ku do te levizin lirshem pa viza theksoi kryeministri Berisha.
Ndersa kreu i shtetit Bamir Topi shprehu nderimin e madh per patriotet tane duke theksuar se i gjithe kombi perulet sot para vepres se tyre.