E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumbi PS jo bojkot por vote kunder. Koha per lufte te ashper

TIRAN - Profesori i socialisteve Servet Pellumbi ka analizuar dje situaten politike ne vend duke shprehur keqardhjen per ate qe ndodhi me diskutimet e projektbuxhetit. Ne fjalen e mbajtur ne takimin e Akademise Politike te Partise Socialiste Pellumbi tha se nuk mund te quhet politike per shembull ajo seance e parlamentit per diskutimet e projektbuxhetit. Sipas tij nuk mund te gjendet shembull ne bote edhe ne shtetet me diktatoriale nuk mund te diskutohet ashtu per projektbuxhetin. Dhe ceshte me e keqja e theksoj kete jo nje here ju jepet rasti qe te beni dicka per te diskutuar per politika ekonomike dhe procese konkrete.

E gjithe biseda per buxhetin reduktohet ne debate individuale - deklaroi profesori i socialisteve. Me tej ai kritikoi qendrimin e socialisteve per te mos votuar buxhetin. Per te socialistet duhet tiu tregonin shqiptareve dhe Europes qe duke votuar kunder do te shprehnin kundershtite e tyre. Nje moment tjeter ne te cilin eshte ndaluar ai ka te beje me cilesine e te zgjedhurve ne parlament. Edhe pse ka disa ndryshime pozitive ne dukje cilesia e gjerave nuk ka ardhur duke u rritur por duke rene. Vetem 4 e perberjes se parlamentit te sotem jane njerez qe kane nje lloj arsimi te perafert politik - deklaroi Pellumbi. Gjithashtu ai komentoi dhe cilesite e te majtes shqiptare ne Shqiperi dhe Europe. Me poshte vijon fjala e plote e profesorit te socialisteve.



Ne radhe te pare ne duhet ta pranojme qe politika shqiptare eshte duke paguar nje harac te rende. Vetem politike kjo nuk mund te behet. Kjo cdo gje mund te jete por politike ne kuptimin e vertete te fjales si marredhenie si bashkepunim si zgjidhje si konkurrence alternativash nuk eshte. Pra realisht nuk behet politike tek ne. Mund te jem radikal por gjykoj vetem mbi bazen e fakteve.

Nuk mund te quhet politike per shembull ajo seance e parlamentit per diskutimet e projektbuxhetit. Nuk mund te gjendet shembull ne bote edhe ne shtetet me diktatoriale nuk mund te diskutohet ashtu per projektbuxhetin. Dhe ceshte me e keqja e theksoj kete jo nje here ju jepet rasti qe te beni dicka per te diskutuar per politika ekonomike dhe procese konkrete. Por e gjithe biseda per buxhetin reduktohet ne debate individuale.


Gjithashtu nje kritike une do tua thosha. Nuk eshte politike te mos votosh por te votosh kunder votimit ta marre vesh Europa ta marrin vesh shqiptaret qe Partia Socialiste votoi kunder ketij buxheti. Nuk eshte politike te largohesh por te protestosh te sqarosh njerezit. Pra per konkretizim te asaj qe thashe haracin qe paguan politika mungeses se ideve dhe mungeses se formimit politik.



Momenti i dyte qe une desha te theksoja eshte kjo e majta eshte ne krize. Kur them krize eshte jo vetem ketu tek ne por edhe ne Europe. Kriza eshte para se gjithash krize ideore krize ngjarjesh krize zgjidhjesh. Vertete e majta gjithnje ka qene ne kerkim alternativash rrugezgjidhjesh por jo pafund. Pas 1989 nga frika se mos akuzohet per marksizem mori cdo lloj reference ndaj teorise ndaj ideve ndaj menyrave teorike ne pergjithesi filloi ti zvarritej me pragmatizma ashtu si forca te tjera politike.

Ne shtator 2008 ishte rasti kur e majta ta tregonte veten pikerisht si nje force vizionare te merrte ajo iniciativen qe te propozonte zgjidhjen. Kurse per kete ua mori kafshaten nga goja e djathta. Pikerisht per kete krize ideore. Koha eshte qe lufta te behet me e ashper edhe brenda partive politike qofte europiane. Kjo po ndodh edhe tek partite europiane. Edhe tek ato vazhdon te diskutohet me ate idene e fraksionisteve. Ka ikur ajo kohe dhe ne kete kontekst nuk mund te shtrohet ceshtja qe demokracia ne parti kerkon medoemos fraksione.

Filloi ta provonte Partia Socialiste franceze fitoi zgjedhjet vendore sepse e kuptoi nevojen e unitetit te brendshem. Prandaj ne kete aspekt mua me duket qe kjo iniciative nuk eshte thjesht per te ndricuar mendjet e njerezve as per te ndryshuar te zakonshem. Kjo ne radhe te pare duhet te rrezatoje nje shqetesim qytetar pastaj partiak qe duhet me doemos ti therrase mendjes se ku po shkojme. Po permend nje citim te shkurter te Getes Nuk ka gje me te tmerrshme se sa injoranca ne veprime.

Shiko institucionet tona shiko parlamentin. Edhe pse ka disa ndryshime pozitive ne dukje cilesia e gjerave nuk ka ardhur duke u rritur por duke rene. Vetem 4 e perberjes se parlamentit te sotem jane njerez qe kane nje lloj arsimi te perafert politik. Por asgje nuk behet per te lartesuar kete lloj klase politike nga pikepamja ligjore. Ne kete aspekt me duket se iniciativa juaj eshte per te pershendetur. Duhet qe kjo shkolle te sqaroje medoemos fenomenet qe has politika shqetesimet e saj ku gabohet shpesh.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›