E Shtunë, 31 Tetor 2026

REPLIKAT E PLOTABuxheti replikat e plota mes Berishes dhe deputeteve te PS

/ /

AKUZAT MES BERISHES DHE DEPUTETEVE TE PS/ Zbardhen te gjitha replikat mes Berishes e Topallit me deputetet e PS Blushi Bushati Ahmetaj Balla e Brace ne Parlament ne oret e para te mengjesit te se premtes. Buxheti miratohet me 74 vota pro pas 17 oresh seance e cila u mbyll ne 6.05 te mengjesit

Ora 0100 Debati Berisha

Bushati e Topalli

Ditmir Bushati Ky eshte buxheti i pushtetit dhe jo

qytetareve pasi nuk nxit kohezionin social te shoqerise. Drama e tyre nuk zgjidhet nepermjet bamiresive qe do ti kishte veshtire edhe Balzaku ti pershkruante por nepermjet politikave. Sot ju duhet tu kerkoni ndjese te madhe edhe familjeve.Sali Berisha Nje leter email me firmen tende shkoi ne Bruksel ku informohej Brukseli se 800 mije shqiptare do te benin eksode. Mora vesh se kete leter ekishte nisur kryetari yt sic e kishte shprehur ne disa mjedise pa dijenine tende. Duhet te besh transparencen e kesaj letre. Ajo perben nje akt te rende per interesat jetike te shqiptareve. E beri kryetari apo ti kjo do te te ndjeke ty deri sa te besh transparencen e plote.
Jozefina Topalli Ti zoteri ke pasur nje target dhe eshte kryetarja e Kuvendit. Nuk te kam kthyer pergjigje se nuk te kam vleresuar kurre. Por do te them dicka sonte. Kur kam qene 18 vjece dhe kam mbaruar gjimnazin sekretari i partise ne Shkoder ishte babai i tij Sulejman Bushati. I kisha te gjitha 10-a kisha fituar vendin e pare ne olimpiaden e matematikes ne rang kombetar kisha dale ne vend te dyte pas djalit te Ramiz Alise. Me ka pritur ne zyre me dy te tjere dhe i kallezova deftesen dhe burri nuk foli. Kur dola nga zyra natyrisht me erdhi keq per te se per vete e dija se cili ishte fati im. Njeri me te dobet se babane e tij nuk kisha pare deri atehere. Nuk e kam mbajtur inat. Kur u bera kryetare e Kuvendit shefe finance mora nusen e dajes se tij. Cilin administrate sulmon ti more Ti je ditezi dhe me ditezi se ty nuk kam pare ndonjehere.
Ditmir Bushati Sapo me shkruan nje mik nga Uashingtoni qe jeton ne Bruksel dhe me thote qe u thuaj shqiptareve te mos merziten se ky eshte kryeministri ne ikje. Mashtroni per letra te firmosura dhe ju sfidoj per here te dyte se heren e pare jua dha pergjigje Pier Mirel per ate qe keni sajuar mashtruar per rezidencen e ambasadorit Lohan. Nxirreni letren qe eshte firmosur nga une po ju sfidoj publikisht. Persa i perket asaj qe tha kryetarja e Kuvendit per histori personale. Nuk do te kisha deshire te sillja ne kete foltore biseda personale por historine e vertete te asaj bisede ma ka thene im ate per Jozefinen por do ta them njehere tjeter.
Sali Berisha Mesazheri nga Uashingtoni ne fakt eshte nga Peza. I erdhi nga Peza. Uashingtoni per keta eshte Peza.
Ora 0130. Debati Berisha-Ahmetaj
Arben Ahmetaj Z. Kryeminister keni vendosur 100 milione dollare per rrugen e kombit ne buxhet. Por ku shkojne keto para sepse kjo rruge eshte inauguruar.
Sali Berisha Ti e sheh fshatin nga hotelet e Bukureshtit. Do ti sqaroj une se cke bere atje ne Bukuresht. Shkove ne Rumani dhe kerkove azil politik. Fatmiresisht nuk ia dhane jo nga une por nga ish-kryetari i tij sepse i tha Nje cope hajdut eshte dhe nuk e prek kurrkush. Dhe ia mohuan azilin politik. Ne 2005 ike pasi vodhe miliona euro me ate kompanine tende te telefonise.
Arben Ahmetaj Nuk te kam pasur nuk te kam dhe nuk do te kem frike prej teje per te kerkuar azil politik sic ke kerkuar ti ne Serbi. Aq fort sa te goditi Blushi jam me i bute dhe po te them se jeni kryeministri te cilit era e gjaku i shqiptareve nuk i ka ikur akoma nga duart.
Ora 0150. Debati Berisha Balla Topalli Basha
Taulant Balla Meqe bete biografine ketu edhe une e kam mbaruar shkollen me dhjeta. Edhe te larten. Kam fituar olimpiaden e matematikes.
Jozefina Topalli Shikoni si kendon Taulanti per xhaxhin Enver ne Librazhd. E keni ne youtube. E tmerrshme.
Taulant Balla Kemi nje diference te madhe ne te dy sepse une nuk i spiunoja shoket e shkolles.
Jozefina Topalli Ti i kendoje xhaxhit more.
Taulant Balla E kam bere filloren ne 85-n kur xhaxhi kishte vdekur atehere. E gjeta pse KQZ-ja sponsorizoi nje festival sepse kengen fituese e kendoi dhendri i Jozefines. Ketu kemi edhe Sacra Corona Unita dhe beje mire beje vete. Po cke moj zonje qe i ben rrush e kumbulla parate e Kuvendit Po cke qe po shet ato 100 makina te Kuvendit akoma ne pune dhe per transparence keto akte noteriale qe po shiten keto makina jane bere tek noteri Noc Topalli qe eshte burri yt zonja Topalli. Neser del ne shtyp se Sali Berisha do te bleje nje makine te blinduar. Ti Sali Berisha je si nje plake e cila sa here sheh filxhanin thote jam plake e bukur. Ti nuk je plake e bukur as e shpifur je nje plak i rrjedhur.
Jozefina Topalli Ne 15 vite ne Parlament gjeja me e shpifur qe kam pare dhe kam takuar eshte Taulanti. Po te kisha nje patente do tia jepja patenten e rrenacakut. Ti more zoteri qe merresh me kengetaret e koncertet pse nuk flet si te futi kryetari yt ne greve urie per te hapur fletet e votimit. A e pyete kryetarin se pse hyre ne greve urie Ai i donit fletet e votimit Pse nuk i doni fletet e votimit Pergjigju kush eshte Fatos Gjura dhe cfare te lidh me te. Sa here ta ka marre makinen ai per trafik droge. Pergjigju ketu.
Taulant Balla Meqe pyetet per kete personin ky eshte nje person nga Librazhdi qe eshte ne kerkim nga policia. shte nipi i kryetarit te PD-se te nje fshati Kutermanit.
Jozefina Topalli fare donte ai ne makinen tende
Taulant Balla Pusho pusho ti Neser do te sjell video ku ai eshte ne miting me Partine Demokratike. Po ti moj zonje a do te na thuash se kush eshte Pashuku
Jozefina Topalli Une nuk njoh asnje Pashuk. Mbase eshte shoku yt. Nuk na dhe pergjigje per Fatos Gjuren.
Lulzim Basha Parafolesi doli ketu ne podium dhe akuzoi me te duke pretenduar se po tregon barcaleta. Ai vete eshte barcaleta dhe personifikimi i barcaletes. Pyetjes qe ju ia shkruat ai refuzoi ti pergjigjej. E zeme se qenka nipi i nje kryetari te PD-se. Po ty cfare te lidh me ate person fare ndan ti me te Si minister i Brendshem mbaj pergjegjesi politike morale e institucione per cdo gje qe them prandaj sot te them se nuk je thjesht nje barcalete qe ecen ne ambientet e Kuvendit por je sponsorizim i trafikut nderkombetar te droges. Ndonese bashketingelloret te ndryshojne zanoret i ke te njejta me trafikantet.
Sali Berisha Ti je poker face. Sa here te shoh me kujtohet Poker Face i Ledy Gaga-se. E gjithe kjo histori qe perdore ketu thjesht nxore lidhjet e tua me Fatos Gjuren. U the shqiptareve qe kam fjetur me te se eshte nipi i kryetarit te PD-se se fshatit. Por kryetari i PD-se se fshatit nuk ka pasaporte diplomatike dhe nuk ka mundur ta ndihmoje ate ne trafiqe. Kryetari i PD-se se fshatit nuk ka derdhur qindra mije euro ne Rexhenci Kazino. Ai eshte nje Fatos Gjura ne Parlament. Shkoni pyesni Fatos Nanon dhe diplomatin e Ministrise se Jashtme se i ka thene mos e merr se eshte marre me trafik femrash.
Taulant Balla I nderuar koleg une nuk bej si Saliu me patriotet e vet dhe nuk hakmerrem kurre me patriotet e mi. Une kam punuar vetem me nje Fatos dhe ai eshte Fatos Nano. I ke thene kriminel trafikant drogaxhi lojtar kazinoje vrases more te gjitha te keqijat. Por per fat te keq smund te rri me Fatos Nanon sepse ma ke marre ti dhe tani eshte burrw i mire i shkelqyer partner etj. Sa per ty Lulzim do te iki se shpejti ne Ultreht ku ke bere arsimin e larte te te denoncoj per nje lokal qe quhet Van der Lik ku ti ke punuar si mbledhes prostitutash.
Sali Berisha E zoterinj a doli lidhja me prostitucionin e tij A doli lidhja Kam nje pyetje. Sa here e ke kaluar kufirin me Fatos Gjuren dhe dy te tjere njera femer me pasaporten diplomatike Sa here ke dale Ta dish se droga ndiqet. A i doni me data me targa Te ka denoncuar diplomati dhe ti kete e di mire.
Ora 03.00. Debati Berisha-Brace
Erjon Brace Roberti Vilsoni Kasandra e Nertila ishin kater femije qe vdiqen tragjikisht.
Sali Berisha Keni ardhur ketu per te perdorur shpirtrat e atyre femijeve. Ky eshte akti me i pamoral qe beni. Pse nuk ua dhe ti apartamentin qe te dha Lepri 136 m2 karshi prokurorise. Pse nuk i the Shegushes tende te jepte tek pallatet e veta ndonje apartament Pse nuk i thua ketij Tom Doshit qe udheheq partine tende te jepte ndonje apartament nga to qindra apartamentet qe nderton me kryetarin tend. Pse nuk i thua ketij Subashit tend ketu qe ka bere baterdine me trafikantet dhe eshte bere ai qe eshte bere te jepte dicka. Pse nuk i thua kesaj prokurores ketu qe ka liruar trafikante e kriminelw qe fsheh pasurite e saj por del e sulmon te tjere. Pse nuk i thua Ahmetajt qe vetem nepermjet Telekomit ka vjedhur 15 milione euro. Pse nuk i thua atij tjetrit Taulant Gjures. Apo te bashkon vallja ty Pse nuk i thua asaj zonjes qe ka marre 70 te lejeve te ndertimit. Kerkoja. Po asaj tjetres qe djemte e saj kane ndertuar pallatet me gjak dhe qarkullojne parate e Aldo Bares. Je i keqperdorur ne menyren me te neveritshme. Pse nuk flet per lidhjet e tua me Kadrovskin. Ka deshmi per kete. E di shume mire historine e Gines. Flet historia jote dhe e Rames. E di shume mire historine e Gines qe e eliminuat me antitank. Ndaj dhe sot mos fol per shpirtwrat e atyre kater vogelusheve sepse njw i denatyruar. Ne nje kohe kur kryetari yt merr per nje pallat 100 milione euro dhe u thote shqiptare se kwpucet mi blen vellai dhe kwmishat Firence. Ore po te ishte puna per strehim jeni grupi i miliarderwve. Ja ku e ke Fidelin aty. Ku jane kullat e Fidelit. I ke ti miliardat e padeklaruar dhe i di. Shiko ketu ti ku i ke ato para tw pastruara ti.
Erjon Brace Termin rrugac merre palose dhe vere shami ne xhep. Une ketu ne sallen e Kuvendit tu drejtova si kryeminister dhe me ju. Jo me ti. Kjo tregon diferencen mes nesh dhe jush ne kulture. Kujtova se te kisha sqaruar per ate punen e Leprit.
Sali Berisha Trego per shtepine e Leprit. 136 m2.
Erjon Brace Te kam sqaruar tamam. Z kryeminister une banoj vetem ne 80 m2 per te cilen paguaj ende sot kredi. Skam shtepi te leprit apo te ariut. Leprin e ke komshi me tet bir ne kampin e madh ne Lunder kur per hir te vertetes po shpenzon edhe 260 milione leke nga buxheti per ujerat e zeza e kanalizimet. Nese ka nje person te denatyruar ketu je ti. Je ti qe thurje lavde pwr Enver Hoxhen dhe sot e shan. Ate personin qe ke ne krah e shaje pa te drejte ai nje bandit te lidhur me Hakmarrjen per Drejtesi Aldo Baren etj. Je ti qe edhe Fatos Nanon e quaje bandit kusar.

Seanca me e gjate mbyllet ne 6.05 te mengjesit

Seanca maratone e dy diteve me pare gjate se ciles u debatua per buxhetin e ri te vitit 2011 ishte nga me te gjatat te mbajtura ne Parlamentin shqiptar. Gjate 17 oreve te debatit replikave kundershtive akuzave dhe kunderakuzave seanca e djeshme u konsiderua nga deputetet e te dy kraheve si nje dite zbori ushtarak kur ata qarkullonin vazhdimisht ne ambientet e Parlamentit por dhe jashte tij dhe qe mobilizoheshin sa here qe nga sekretarite respektive te grupeve u kerkohej te ishin prezente ne salle. Ne oret e para te mengjesit te se premtes deputetet nuk munden te fshihnin rraskapitjen e tyre e cila u reflektua dhe ne agresivitetin e fjales se tyre ne disa qe tregonte pervec luftes politike edhe mungesen e rezistences. Ne 17 ore debat diskutuan per buxhetin por jo vetem rreth 90 deputete dhe pse ne liste ishin regjistruar mbi 100 ndersa ishin dy here nderhyrjet e kryeministrit qe zgjonin deputetet e lodhur nga perplasjet verbale mes tyre. Por salla u pa shume ore pothuaj e zbrazur. Lokalet perballe godines se Parlamentit kane pasur klientele te garantuar te enjten ndersa bar Lulishte 1 Maji ishte vendi ku ata kaluan dreken por dhe darken e tyre. Por deputetet e te dy kraheve jane pare te konsumojne kafe mes tyre dhe ne kafen e Parlamentit e cila gjate gjithe dites se enjte mbeti plot ku nuk munguan dhe batutat atakuese mes tyre. E para qe u largua nga salla ishte opozita. Pas mbylljes se votimit te buxhetit seanca kaloi ne interpelancen me kryeministrin e kerkuar nga deputeti socialist Erion Brace. Ne kohen kur kryeministri Berisha mori fjalen deputetet e opozites dolen nga salla. Ishte ora 0525 e dites se premte ndersa seanca u mbyll ne 0605.

Mocioni me debat PS-PD nuk bien dakord per daten

Maxhoranca dhe opozita nuk bien dakord per daten kur do te zhvillohet mocioni me debat per raportin e Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat. Kater ore pasi eshte mbyllur seanca maratone ku u votua buxheti kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka mbledhur Konferencen e Kryetareve ku eshte miratuar kalendari tri javor i cili do te kete si seance te fundit per kete vit 23 dhjetorin. Pika e vetme ku bien dakord dy forcat kryesore politike eshte fakti qe mocioni me debat pritet te zhvillohet ne nje date te vecante pa u perziere me datat kur jane percaktuar seancat normale. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur per gazeten Panorama se kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci ka kerkuar qe mocioni te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur. Nga ana a tyre perfaqesuesit e maxhorances kane kerkuar me shume kohe per tu pergatitur per kete seance. Gjetja e nje date te perbashket eshte veshtiresuar edhe per faktin se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka nje aktivitet jashte shtetit ne mesin e muajit dhjetor dhe per kete arsye socialistet kane kerkua qe mocioni te zhvillohet perpara ketij udhetimi te kryeparlamentares. Rregullorja e Parlamentit percakton njekohesisht edhe menyren se si bihet dakord per percaktimin e dates se mocionit. Ne piken 2 te nenit 98 te Rregullores thuhet se kerkesa per zhvillimin e nje mocioni paraqitet te kryetari i Kuvendit i cili brenda 3 diteve mbledh Konferencen e Kryetareve per te vendosur per daten e zhvillimit te mocionit ne seance plenare. Ne rast se data percaktohet me mirekuptim ne Konferencen e Kryetareve ajo i njoftohet Kuvendit ne seancen plenare me te pare. Ne te kundert eshte Parlamenti ai qe do te vendose se kur do te zhvillohet kjo seance. Ne rast se ne Konferencen e Kryetareve nuk arrihet mirekuptimi mes kryetareve te grupeve parlamentare kryetari i Kuvendit e paraqet kerkesen ne seance plenare propozon nje date te mbajtjes se mocionit dhe i kerkon Kuvendit te vendose me votim te hapur pasi degjon nje foles pro dhe nje kunder per jo me shume se 10 minuta. Ne cdo rast debati nuk mund te zhvillohet me vone se 30 dite nga data e paraqitjes se mocionit thuhet ne rregullore.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›