28 ha siperfaqe e infektuar me municione te paplasura ne rajonet e Sucit e Klosit ne rrethin e Matit eshte pastruar nga efektiva te Forcave tona te Armatosura dhe Kompania e cminimit EOD. Per pastrimi
28 ha siperfaqe e infektuar me municione te paplasura ne rajonet e Sucit e Klosit ne rrethin e Matit eshte pastruar nga efektiva te Forcave tona te Armatosura dhe Kompania e cminimit EOD. Per pastrimin e kesaj siperfaqeje u kryen 391 plasje, u transportuan dhe asgjesuan 28.179 cope municione e mina, 7.6 ton mbeturina inerte dhe u zhvendosen 190 m3 dhera.
Ceremonia e dorezimit te punimeve te pastrimit te kesaj zone nga efektivat e ushtrise tek organet e pushtetit vendor e banoreve te zones eshte zhvilluar sot ne Bashkine e Klosit te rrethit te Matit.
Ne ceremoni merrte pjese Ministri i Mbrojtjes Luan Rama, Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Major Pellumb Qazimi, Prefektja e Dibres Hamdie Beqiri, Shefi i Zyres se NATO-s Rei Shnaider, Komandanti i Mbeshtetjes Logjistike Gjeneral Brigade Kudusi Lama, atashete ushtarake te akredituar ne Tirane etj.
Ne fjalen pershendetese ne ceremonine e rastit Ministri Rama, duke uruar trupat per perfundimin me sukses te punimeve ka nenvizuar bashkepunimin shume te mire te ushtarake me komunitetit e zones. Ai ka premtuar gjithashtu per te ardhmen te tjera kontribute te Forcave tona te Armatosura ne favor te komunitetit te zonave te Sucit dhe Klosit, por tashme per infrastrukturen rrugore.
Ndersa Z. Shnaider ne fjalen e tij e ka cilesuar kete proces si nje tjeter bashkepunim te sukseshem te Zyres se Natos dhe Shtabit te Pergjithshem te FA te Shqiperise.
Me pas Ministri Rama ka kryer shperthimin e mines se fundit ne zonen e pastruar tashme dhe per te pranishmit nga efektivat e cminimit eshte zhvilluar nje demostrim per kerkimin e minave.