E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Financave z. Kastriot Islami, ka zhvilluar dy takime pune me drejtuesit e Drejtorive te Pergjithshme te Doganave dhe Tatimeve. Qellimi i ketyre takimeve, eshte rritja e metejshme e pergjegj

Ministri i Financave z. Kastriot Islami, ka zhvilluar dy takime pune me drejtuesit e Drejtorive te Pergjithshme te Doganave dhe Tatimeve. Qellimi i ketyre takimeve, eshte rritja e metejshme e pergjegjesise se ketyre administratave ne realizimin e te ardhurave per buxhetin e shtetit dhe permiresimin e vazhdueshem te imazhit te tyre; luften ndaj evazionit fiskal; rritjen e kontrollit te brendshem; forcimin dhe modernizimin e strukturave dhe permbushjen e angazhimeve te ndermara ne raport me Fondin Monetar Nderkombetar.

Ne te dyja keto takime, Ministri Islami, ka theksuar e kerkuar analize te plote e te thelle te problematikes ne realizimin e te ardhurave sipas planit per vitin 2002. Nxjerrja e pergjegjesive dhe marrja e masave perkatese, duhet te kete si qellim kryesor ndertimin e administratave moderne, konsolidimin e financave publike, si dhe krijimin e ambientit te pershtatshem juridik per mbeshtetjen e biznesit dhe investimeve. Si 6-mujor i pare i vitit 2002, te ardhurat perkatesisht nga doganat, jane realizuar ne masen 97% e planit – e krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2001, jane arketuar rreth 570 milion leke me shume; ndersa te ardhurat nga tatimet, jane realizuar ne masen 95% e planit – e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, jane arketuar rreth 4.2 miliarde leke me shume.

Duke patur parasysh kete nivel te realizimit te te ardhurave, Ministri i Financave Kastriot Islami, ka kerkuar nga drejtuesit e DPD dhe DPT, ndjekje te vazhdueshme te dinamikes se realizimit te planit – duke lene dhe afatet perkatese – ne menyre qe ne fund te vitit te permbushen plotesisht objektivat e parashikuara ne buxhetin e shtetit. Vit pas viti, duke studiuar kapacitetet, rritur kontrollin, modernizuar sistemin, eshte parashikuar qe nga keto dy administrate te kete nje rritje konstatante te te ardhurave ne nivelin 15-17%, ne raport edhe me objektivat e tjera qe ka Qeveria Shqiptare, ne zhvillimin e qendrueshem te ekonomise shqiptare. Ne kete kontekst, nje nga kushtet thelbesore per arritjen e objektivave te vena, eshte ngritja dhe permiresimi i vazhdueshem i sistemeve te avancuara informatike e te informacionit, qe do te lehtesonin se tepermi punen e administratave tatimore e doganore. Per perballimin dhe permbushjen e objektivave, eshte kekuar gjithashtu perfeksionimi i nivelit profesional te punonjesve te ketyre institucioneve dhe zbatimin me korrektesi te kritereve ne thithjen e elementeve te ri, per te krijuar imazhin e nje administrate moderne e bashkekohore.

Nga ana tjeter, Ministri Islami, ka kerkuar intensifikimin e marredhenieve mes administratave tatimore e doganore, si nje nga kushtet thelbesore ne permiresimin e nivelit te te ardhurave dhe luften ndaj evazionit fiskal, kontrabandes dhe shfaqeve te korrupsionit ne keto institucione net e kaluaren. Kryesisht, ky bashkepunim dhe bashkerendim i punes duhet te perqendrohet ne kontrollin e mallrave te akcizes: nafta, cigaret, alkooli etj. Ne vazhdim, Ministri Islami, ka kerkuar regjistrimin e te gjithe subjekteve brenda afateve te percaktuara ne legjislacion dhe paisjen e tyre me kasat regjistruese – si nje nga faktoret kryesore te luftes ndaj evazionit fiskal; nderkohe qe duhet te rritet akoma me shume intensiteti i punes ne drejtim te investigimit, informimit dhe shtimit te kontrolleve.

Marredheniet korrekte dhe kominikimi transparet me Fondin Monetar Nderkombetar dhe organizmat e tjere asistues ne administratat tatimore e doganore, duhet te jene te vazhdueshme ne permbushjen e objektivave te hartuara ne bashkepunim me keto institucione. Per kete qellim, DPD dhe DPT duhet te intensifikojne punen ne drejtim te zgjerimit te bazes se tatim-pagueseve ne 57 mije deri ne fund te vitit 2002; permiresimin e vazhdueshem te skemes se cmimeve te references; futjen e taksave te reja per mjedisin dhe token gjate muajve shtator-tetor; permiresimin e legjislacionit – si ne rastin e hartimit te nje projekt-ligji modern per akcizat; bashkerendimin e punes edhe me institucionet e tjera, ne funksion te kontrollit dhe rritjes se te ardhurave; si dhe per eleminimin e shfaqjeve te arbitraritetit apo tejkalimit te kompetencave, duke vepruar gjithmone sipas ligjit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›