Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) hapi në datën 5 korrik 2002 në Tiranë, Qendrën e Asistencës për Migrantët. Kjo Qendër, e para e këtij lloji, do të jetë një derë e hapur
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) hapi në datën 5 korrik 2002 në Tiranë, Qendrën e Asistencës për Migrantët. Kjo Qendër, e para e këtij lloji, do të jetë një derë e hapur për të gjithë njerëzit që kërkojnë informacion rreth mundësive të ligjshme të migrimit.
Qendra do të frojë informacion të saktë dhe falas, për emigrantët aktualë dhe të mundshëm, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të bazuara në informacione të sakta.
Qendra do të ofrojë asistencë për shërbime parakonsullore. Ajo që mund të ofrojë qendra në këtë rast - mbështetur në marrëveshje bilaterale me ambasada të ndryshme - është informacion i nevojshëm rreth dokumentacionit të kërkuar dhe asistencë në plotësimin e tij. Kjo qendër kursen kohë duke siguruar të gjithë informacionin e duhur në një ambient të vetëm.
Qendra do të ofrojë pubikime të cilat do të përmbajnë informacione orientuese rreth vendeve pritëse duke ndihmuar kështu shqiptarët të njihen me realitetin e vendeve ku emigrojnë; informacione mbi migracionin, publikime mbi mënyrën e emigrimit, midis të tjerave, në SHBA, Kanada, Europë Perëndimore e Australi.
Ambientet e Qendrës do të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit. Gjithashtu, do të ketë edhe një linjë të posacme telefonike për pyetje në lidhje me cështje të ndryshme mbi emigracionin.
Qendra krijon lehtësi në marrjen e informacionit dhe këshillimeve me anë të një stafi profesionist me një cilësi të lartë shërbimi.
Të gjithë njerëzit janë të lirë të kërkojnë gjithë informacionet që dëshirojnë dhe falas.
Në ceremoninë e përurimit të këasj qendre mori pjesë edhe zv/Kryeministër dhe Ministër i Punës dhe Cështjeve Sociale, Skënder Gjinushi. Pas fjalës së rastit nga shefi i IOM për Shqipërinë, Mauricio Busati, Gjinushi vlerësoi hapjen e zyrës në kuadrin e luftës së qeverisë shqiptare kundër trafiqeve dhe emigracionit klandestin. Kjo zyrë, - tha ai, do të shmangë lloj-lloj sekserësh dhe trafikantësh të vizave dhe informacionit, të cilët manipulojnë njerëzit e thjeshtë.