E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 nentori festime ne Kosove

Qe nga dita e sotme qe perkon edhe me 28 nentorin Diten e Flamurit aeroporti i Prishtines merr emrin e heroit te luftes se Kosoves Adem Jasharit.

Te pranishem ne ceremonine solemne pervec zyrtareve te tjere nga Kosova e Shqiperia ishin edhe Ushtruesi i Detyres se Presidentit ne Kosove Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaci.

Thaci dhe Krasniqi vleresuan figuren e Adem Jasharit dhe perpjekjet e tij per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Emertimi i aeroportit te Prishtines me emrin Adem Jashari ka ndodhur nen pranine e familjareve te heroit legjendar ne diten e Flamurit Kombetar qe korespondon edhe me diten e lindjes se Adem Jasharit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›