E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks SHBA spiunonte OKB-ne

Pavaresisht kerkeses dhe thirrjeve te Uashingtoni per te mos publikuar raportet sekrete te ambasadave te SHBA-se Wikileaks ka hedhur ne rrjet mbi 250 mije dosje te tjera kryesisht korespondenca dhe raportime te ambasadave te SHBA-se me Departamentin e Shtetit.

Dosjet jane me teper nga sa parshikohej te dilnin ne fillim dhe kalojne disa here ato te lidhura me luften e Irakut dhe te Afganistanit te publikuara nga Wikileaks pak muaj me pare.

Ne dosjet sekrete perfshihen raportime nga shtetet arabe perfshire edhe nga Arabia Saudite ku kerkohej qe SHBA te sulmonte Iranin dhe programin e tij berthamor si dhe nje sere raportesh ku zbardhet se si Shtetet e Bashkuara spiunonin punimet e Organizates se Kombeve te Bashkuara perfshire edhe aktivitetin diplomatik te Sekretarit te Pergjithshem te saj Ban Ki Mun.

Nen vezhgimin amerikan kane qene edhe anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit si Kina Rusia Franca dhe Anglia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›