E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks ben publike sot dokumentat sekrete

Wikileaks ben publike dokumentat sekrete mes Departamentit Amerikan te Shtetit dhe ambasadave dhe perfaqesive amerikane ne bote.
Gazetat me prestigjoze nderkombetare si The Gurdian Nju Jork Times El Pais kane publikuar tashme pjese te 200 mije mesazheve sekrete te publikuara nga Wikileaks.
Gjithashtu Wikileks pritet te botoje edhe dokumenta sekrete lidhur me marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise.
Dokumentet pritet te nxjerrin fakte te forta ne lidhje me marredheniet mes Tiranes dhe Athines dhe per paktin ujor mes dy vendeve qe u rrezua pak muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese ne Tirane.

Nderkohe Shtetet e Bashkuara perjashtuan bisedimet me WikiLeaks mbi publikimin e planifikuar te dokumenteve sekrete amerikane.
Departamenti Amerikan i Shtetit paraqiti qendrimin e tij ne nje leter drejt themeluesit te WikiLeaks Julian Asange dhe avokatit te tij e cila eshte publikuar ne media.
Keshilltari ligjor i Departamentit Amerikan te Shtetit Harold Koh ka shkruar se nese cdo material qe ju vendosni ta publikoni eshte ofruar nga ndonje zyrtar qeveritar ose ndonje ndermjetes pa autorizim ata e kane ofruar ate duke shkelur ligjet amerikane dhe pa e marre parasysh pasojen serioze te ketij veprimi.
Nderkohe raportohet se WikiLeaks mund te jete disa ore larg publikimit te miliona dokumenteve diplomatike sekrete amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›