E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 nentori festime ne Vlore

Eumlshte perkujtuar ne Vlore 98 vjetori i pavaresise. Kjo dite simbolike ka mbledhur ne Sheshin e Flamurit qindra qytetare vlonjate ndersa kane qene te shumte dhe te ardhurit nga Kosova si dhe nga trevat e tjera shqiptare.

Ceremonia zyrtare e organizuar nga Bashkia e Vlores ka nisur me homazhet prane varrit te Ismail Qemalit ku jane vendosur kurora me lule. Me pas ne Sheshin e Flamurit jane bere nderimet prane permendores kushtuar kesaj dite te rendesishme.

Me qytetin tone ne Vloren e lavdishme eshte lidhur jo rastesisht ngjarja me e madhe e historise se popullit tone nuk eshte rastesi gjeografike fakti qe qyteti yne hero dhe i lavdishem u be qendra dhe vatra e shpalljes se pavaresise nga eterit e kombit tone nuk eshte pa kuptim fakti qe banoret e ketij qyteti dhe te zonave perreth u bene baze kryesore e kesaj dite te madhe ne periudhe e historise qe vune themelet e shtetit modern shqiptar deklaroi kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika.

Festa ne qytet ka nisur me heret nga te rinjte te cilet me flamuj kane shetitur ne te gjitha rruget e qytetit.

Pas perfundimit te cermonise se nderimit te flamurit deputetet e djathte si dhe simpatizante te te djathtes se Vlores jane drejtuar per ne Varrezat e Deshmoreve te qytetit ku dhe atje kane vendosur kurora dhe buqeta me lule ne nder te te reneve per clirimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›