E Diel, 1 Nëntor 2026

Manipulimi i zgjedhjeve ministri i Brendshem Lulzim Basha protagoniosti kryesor

28/11/2010Buxheti per vitin 2001 dhe pergatitjet per zgjedhjet lokale te 8 majit ishin ceshtjet per te cilat kreu socialist Edi Rama dha qendrimin zyrtar te partise qe ai drejton. Keshtu nje dite pas miratimit ne Kuvend te buxhetit kryetari Rama e shigjetoi ashper qeverine Berisha. Njekohesisht kundervenien ndaj ekzekutivit Rama e coi dhe me tej ne nje tjeter moment e pikerisht ne publikimin e listave paraprake te zgjedhesve.

Buxheti

Parlamenti ishte nje shfaqje e orkestruar nga Berisha. Nje shfaqje jashtezakonisht shqetesuese per gjendjen mendore te Kryeministrit por edhe per kalbezimin moral te pushtetit te vjedhur qe nuk i ka mbetur vetem qe te ribeje buxhete te mbeshtetura mbi manipulime shifrash vuri ne dukje Rama gjate bashkebisedimit te zhvilluar dje me gazetaret. Ne vleresimin e kreut te socialisteve buxheti i 2011-s i perngjan nje piramide te ngritur mbi nevojat e nje pushteti qe nuk funksionon. Per kete arsye sipas tij buxheti rikonfirmon vetem nje qellim te caktuar te qeverise aktuale. Ky buxhet rikonfirmoi nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverisjeje te qeverise. Rikonfirmohet vullneti per te rritur cmimin e jetes se qytetareve duke premtuar rritje rrogash dhe pensionesh duke i lene perdite rrugeve perballe cmimeve qe rriten shume me teper nenvizoi Rama lidhur me nje ceshtje te tille. Madje po ne kete linje kryetari i PS-se shtoi se eshte tallje tu thuash shqiptareve qe do tu rriten rrogat kur ne fakt ulen tallje dhe turp tu thuash qe shqiptaret jetojne mire dhe jane vendi me ekonomi te zhvilluar ne bote.

Listat

Listat paraprake te zgjedhesve si dhe vonesat ne publikimin e tyre ishte nje tjeter shqetesim i ngritur nga kryetari i PS-se Edi Rama. Sipas tij kjo eshte nje parapergatitje per manipulimin e zgjedhjeve lokale te 2011-s. Ne krye te procesit te manipulimit te zgjedhjeve te ardhshme lokale qendron ministri i Brendshem Lulzim Basha. Nuk ka asnje vullnet per te bere nje proces transparent ne zbatim te ligjit per sa i perket regjistrimit elektronik te popullsise dhe pergatitjes se listes se zgjedhesve. Ne kete menyre synohet te deformohet vullneti i zgjedhesve. Kjo eshte e qarte sic eshte e qarte qe Ministria e Brendshme dhe kreu i saj jane ne krye te nje procesi teresisht jotransparent deklaroi Rama. PS-ja ka komunikuar me Ministrine e Brendshme dhe i ka kerkuar berjen publike te listes se zgjedhesve per lokalet. Ndoqem rrugen e kontaktit te drejtperdrejte zyrtar per te mos spekuluar se nuk e kemi ne filozofine tone spekulimin me te verteta e faktet por morem pergjigjen qe i shkon bash per shtat ministrit te Brendshem ku thane se materiali qenka derguar por ne mund ta gjejme ate ne internet beri me dije Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›