E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha e Brace akuza per kontratat

28/11/2010Kuvendi zhvillon interpelance me Kryeministrin mbi koncensionaret ne energjetike

Ato duhet te zhbehen. Kreu i qeverise paralajmeron bllokimin e ndertimeve pa leje

Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace akuzoi Kryeministrin Sali Berisha per monopolizim te sektoreve baze te ekonomise kombetare. Gjate interpelances qe u zhvillua dje oreve te mengjesit te hershem kerkuar nga vete deputeti Brace ky i fundit tha gjithashtu se kjo praktike duhet te marre fund. Nga ana tjeter edhe Kryeministri Berisha ka adresuar akuza tek opozita per biznese te paligjshme duke paralajmeruar bllokimin se shpejti te te gjitha ndertimeve pa leje.

Pas miratimit te buxhetit debatet mes opozites dhe mazhorances kane vijuar ne interpelancen me Kryeministrin Berisha e kerkuar nga deputeti socialist Erion Brace. Deputeti socialist tha se Kryeministri dhe qeveria e tij kane abuzuar me pasurite kombetare permes kontratave koncesionare dhene ne sektore baze te ekonomise sic eshte nafta dhe energjia. Si mundet qe pasuria e shqiptareve e 80 te shqiptareve perqendrohet ne duart e 1 te shqiptareve 1 qe jeni ju dhe qe po i merrni cdo gje cdo shqiptari duke filluar nga lumenjte per te vazhduar te malet kodrat te bregdeti dhe per te vazhduar ne cdo te mire publike qe eshte ne kete vend dhe qe eshte pasuri kombetare e shqiptareve. Ky eshte problemi qe kane sot Shqiptaria sepse aksesin ne burimet e ekonomike kombetare e keni vetem ju nuk e ka kurrkush tjeter. Vetem ju energjia dhe nafta dy prej pasurive kombetar te ketij vendi per te vazhduar me te tjerat sot jane ne dore te nje grushti politikanesh dhe te nje grupi klientelesh te tyre - tha Brace ne fjalen tij. Ai deklaroi se kjo eshte nje praktike qe duhet te marre fund. Te gjitha kontratat praktikat korruptive te evidentuara edhe nga hetimet e prokurorise si te tilla duhet te zhbehen me qellim qe Shqiperia te clirohet ekonomia te clirohet dhe shqiptaret te perfitojne maksimumin e mundshem nga burimet e ekonomise kombetare qe i ka dhene Zoti as Sali Berisha dhe asnje politikan tjeter. Kjo eshte Shqiperia e se nesermes - u shpreh deputeti i selise roze.

Por Kryeministri duke hedhur poshte cdo akuze e quajti fjalimin e kundershtarit te tij te stisur dhe te shitur per 5 grosh. E degjuat ju se si u versul me terbimin me te madh kunder nje tregu qe eshte sot dy here me i lire se cishte 4 vjet me pare E degjuat ju se si u shpreh sot per percaktime fitues tenderash vetem e vetem se i kane dhene 5 grosh per te mbajtur kete fjale qe mbajti sot Keta e kane hallin se po vjen 8 maji dita e fitores dita e Europes. Ne Europe fitojme ne nuk fitojne ata. Jane te ngathet jane te shkrete ne vokacion. E dini ju qe ka ndersyer kompanite e tij ne dhjetera ndertime pa leje qe absolutisht do te bllokohen qe neser - u shpreh kreu i qeverise shqiptare. Interpelanca e djeshme u zhvillua ne kufijte kohor te percaktimit kushtetues per zhvillimin e interpelancave ndonese deputeti Brace nje jave me pare akuzoi mazhorancen per shkelje te Kushtetutes per moszhvillimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›